Lajme

Në kërkim për vjedhje, arrestohet 33-vjeçari në Elbasan

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një 33-vjeçar, i cili rezultonte i shpallur në kërkim për veprën penale të vjedhjes.
Policia bën me dije se është arrestuar shtetasi K. K., banues në lagjen “5 Maj” në Elbasan.
Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës Parë Elbasan, më datë 15.11.2018, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale të vjedhjes. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës të Shkallës së Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë