Gazeta Si – Sulmet e reja raketore ruse të nisura këtë mëngjes, lanë 80% të përdoruesve në Kiev pa ujë dhe ndërprenë furnizimin me energji elektrike për 350 mijë shtëpi, njoftoi në kanalin Telegram kryetari i kryeqytetit të Kievit, Vitali Klitschko.
Ndërkohë, mbetjet e një rakete ruse, të rrëzuar nga sistemet e mbrojtjes ukrainase, kanë rënë mëngjesin e sotëm në territorin e Moldavisë, duke shkaktuar dëme, por nuk ka viktima.
Raketa u rrëzua pranë fshatit Naslavça, në veri të vendit, pranë kufirit me Ukrainën.
Kjo është bërë e ditur nga Ministria e Brendshme e Moldavisë e cituar nga agjencia ruse e lajmeve “Ria Novosti”.
Një grup pune qeveritar është në vendngjarje dhe janë marrë të gjitha masat mbrojtëse pas incidentit, thuhet në deklaratë.
Ministria tha se pala ukrainase i informoi ata të hënën në mëngjes se kishte një sulm me dron në Hidrocentralin Dniester, i cili është në territorin e Ukrainës dhe në një distancë prej 10 kilometrash nga diga Naslavcea, duke synuar infrastrukturën energjetike.
Forcat ukrainase rrëzuan 44 nga më shumë se 50 raketat e lëshuara nga rusët në sulmin e parë këtë mëngjes në infrastrukturat kritike të vendit.
Ndërkohë, raketat ruse të lëshuara në Ukrainë në mëngjes, goditën edhe hidrocentralin e Zaporizhias përgjatë rrjedhës së lumit Dnjepër.
Në videot e publikuara në Twitter, shihet një kolonë e madhe tymi i zi që ngrihet nga diga ngjitur me termocentralin.
Në total, sipas autoriteteve të Kievit, të paktën 50 raketa lundrimi goditën vendin këtë mëngjes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje