Kina ndryshon përsëri planifikimin familjar. Byroja Politike e Partisë Komuniste, ka vendosur që çdo çift, mund të ketë deri në tre fëmijë “për të përmirësuar strukturën e popullsisë”.
Njoftimi vjen disa javë pas publikimit të të dhënave të regjistrimit të mbajtura në vitin 2020, i cili gjeti një rënie të re të lindjeve: rreth 12 milionë të sapolindur u regjistruan vitin e kaluar, një rënie prej 18% nga 14.6 milionë në vitin 2019.
“Shkalla e lindshmërisë”, numri mesatar i fëmijëve për çdo grua, ka rënë në 1.3 dhe ky nivel tregon një tkurrje progresive të popullsisë. Kinezët janë 1.41 miliardë, por me këtë ritëm, në vitin 2100, ata do të ulen në një miliard.
Është hapur kështu, një skenar i një rënieje në fuqinë punëtore dhe një rritje e popullsisë së moshuar për t’u mbështetur, me një sistem të ri shëndetësor dhe pensionesh.
Kjo është arsyeja e politikës së re me tre fëmijë: një përpjekje për të sjellë përsëri nivelin e lindshmërisë në 2.1 për të mbajtur popullsinë të qëndrueshme.
Si lindi politika e një fëmije
Në vitin 1979, Pekini kishte vendosur ligjin për të pasur vetëm një fëmijë: në atë kohë, familjet kineze kishin një mesatare prej katër fëmijësh dhe pesha e atyre gojëve për të ushqyer rrezikonte bllokimin e periudhës së madhe, që bëri që Republika Popullore, të shndërrohej në ekonominë e dytë më të madhe në planet.
Në zonat e fshatrave, shfaqeshin pankarta me mbishkrime të kuqe: “Rritni më shumë derra dhe bëni më pak fëmijë”.
Miliona aborte dhe sterilizime
Në vitin 2015, Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë, publikoi këto të dhëna: në 36 vjet, mjekët e shtetit kishin kryer 336 milionë aborte dhe kishin sterilizuar 196 milionë burra dhe gra, si dhe kishin implantuar 403 milionë pajisje spirale, një mjet kontraceptiv dhe përgjues (parandalon fekondimin ose, aty ku kjo ka ndodhur, pengon së dyti folezimin e embrionit në mitër).
Planifikuesit ekonomikë në 2015-ën, zbuluan një rrezik të ri: Kina ishte në rrezik “plakjeje para se të pasurohej”.
Dështimi i politikës së fëmijës së dytë
Nga 1 janari 2016, autoritetet lejuan fëmijën e dytë. Por nuk kishte asnjë bum të lindshmërisë. Lindjet vazhduan të bien.
Goditja e pësuar nga rregulli i lindjes së një fëmije, nuk e ka përmbysur trendin, madje edhe “liria” e të pasurit një fëmijë të tretë, nuk do të përmbushë pritshmëritë, përveç nëse qeveria vendos një politikë të mbështetjes sociale.
Çiftet kineze, tani janë të kufizuara për politikën e një fëmije, madje shumë nuk janë dakord.
Arsyet sociale të treguara nga ekspertët e Pekinit, janë të ngjashme me ato që ndodhin në Perëndim: ruajtja e vendit të punës dhe mbajtja e familjes është e vështirë; tek shumë çifte të reja, martesa dhe mundësia e lindjes së fëmijëve shihet si një pengesë për karrierën; eksodi nga fshati; kostoja e strehimit dhe arsimit vazhdon të rritet.
Agjencia e lajmeve “Xinhua”, ka bërë një sondazh në internet për hapjen e re: “A jeni gati për fëmijën e tretë?”.
Nga 31,000 përgjigjet e para, 29,000 ishin negative. Pas disa minutash, agjencia shtetërore e ka parë të arsyeshme për të eliminuar sondazhin.
Sot në Kinë, grupmosha mbi 65 vjeç përfaqëson 13.5% të totalit, krahasuar me 8.9% në 2010.
Deri në vitin 2040, rreth 30% e popullatës kineze, do të jenë mbi 60 vjeç. Popullsia në moshë pune (midis 15 dhe 59 vjeç) ra në 63% në 2020, nga 70% në 2010.
Për të vazhduar me këtë politikë, do të jetë e nevojshme të rritet mosha e daljes në pension, e cila në industri tani përcaktohet në 60 për burrat dhe midis 50 dhe 55 për gratë.
Dhe për të mbajtur një grup konsumatorësh për të ushqyer tregun e brendshëm, Partia Komuniste u kërkon grave që të lindin më shumë se një fëmijë.
Përshtati: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje