Bota

Në kufi me Rusinë/ Lituania shpall gjendjen e jashtëzakonshme, masa edhe Estonia

Anëtari i BE-së dhe NATO-s, Lituania lajmëroi të enjten se ka shpallur  gjendjen e jashtëzakonshme pas sulmit ajror dhe tokësor të ushtrisë ruse në Ukrainë.

Lituania, një ish-republikë e vogël sovjetike me 2.8 milionë banorë, ndan kufijtë me Rusinë dhe Bjellorusinë.

Presidenti i Lituanise, Gitanas Nauseda

“Sot unë do të nënshkruaj një dekret për vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme,” tha më herët presidenti lituanez Gitanas Nauseda pas një takimi të këshillit kombëtar të mbrojtjes, duke shtuar se Lituania do të kërkonte aktivizimin e nenit 4 të NATO-s, i cili parashikon konsultime urgjente nëse një anëtar i aleancës ndihet i kërcënuar.

Ndërkohë Kaja Kallas, kryeministrja e Estonisë, e cila kufizohet me Rusinë, i tha BBC News “ne do ta ndihmojmë Ukrainën me të gjitha mjetet që mundemi”, duke përfshirë mbështetjen politike dhe duke dërguar armë.

Kallas thotë se “duhet të bëjmë gjithçka në nivel BE dhe NATO që ky agresion të mos zgjerohet”.

Ajo ka këshilluar estonezët të qëndrojnë të qetë dhe thotë se aktualisht nuk ka asnjë kërcënim në kufijtë e Estonisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë