Gazeta Si – Foto e dy punonjësve të policisë Rrugore në Tiranë, u publikuan në mediat sociale, ku thuhej se fill pasi gjobitën drejtuesin e një mjeti u ulën për të pirë birra në një lokal.
Policia e Tiranës ka nisur hetimin disiplinor ndaj dy efektivëve të policisë, inspektor G. S., dhe K. A., të cilët u filmuan teksa po pinin birrë në një lokal në orarin e punës.
“Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë rastet e paligjshmërisë dhe i fton sërish ata që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie, në numrin 112, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm”, – thuhet në një njoftim.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje