Ne rrjet

Në Mariupol bombat bien çdo 10 minuta, pse Rusia është e interesuar ta kontrollojë

Mariupol u bë pjesë e bombardimeve të rënda që filluan natën e të dielës dhe ende vijojnë, sipas një oficeri ukrainas brenda qytetit.

“Bombat bien çdo 10 minuta; Anijet luftarake të marinës ruse po bombardojnë. Dje ushtarët çaktivizuan katër tanke, mjete të blinduara dhe trupa. Ne kemi ende nevojë për municion, armë antitank dhe mbrojtje ajrore”, tha për CNN kapiteni Svyatoslav Palamar i Regjimentit të Gardës Kombëtare Azov në Mariupol.

Palamar tha se ai dhe shokët e tij luftëtarë nuk do të dorëzoheshin në Mariupol.

Afati i lëshuar nga Rusia për autoritetet e Mariupolit që të dorëzojnë qytetin kaloi në orën 5 të mëngjesit të së henës.

Qyteti port i Mariupol, që para luftës ishte shtëpia e rreth 450,000 njerëzve, ka qenë në sulm të vazhdueshëm nga forcat ruse që nga fillimi i marsit me imazhet satelitore që tregojnë shkatërrime të konsiderueshme në zonat e banuara.

Rusia është akuzuar vazhdimisht për shënjestrimin e civilëve, me banorët e bllokuar që e përshkruajnë sulmin si “ferr”.

Sulmet ruse kanë çuar në një kolaps total të shërbimeve bazë, me banorët të paaftë për të siguruar deri edhe ujin. Trupat po lihen në rrugë sepse ose nuk ka mbetur kush t’i mbledhë, ose është thjesht shumë e rrezikshme të provosh.

Një zyrtar në qytet tha se njerëzit kanë frikë të largohen nga strehimoret e tyre nëntokësore për të marrë gjërat thelbësore, që do të thotë se ata po përpiqeshin të pinin më pak ujë dhe të hanin më pak ushqim

Të dielën, Këshilli Bashkiak i Mariupolit tha se banorët po dërgohen në Rusi kundër vullnetit të tyre nga forcat ruse. Banorët e kapur të Mariupolit u dërguan në kampe ku forcat ruse kontrolluan telefonat dhe dokumentet e tyre, më pas ridrejtuan disa nga banorët në qytete të largëta në Rusi, tha këshilli. Rusia nga ana e saj i mohoi akuzat të shtunën.

Pse Rusia dëshiron të kontrollojë Mariupolin

Qyteti është një port strategjik që ka dalje në det dhe lidh rajonin lindor të Ukrainës të Donbasit me gadishullin e Krimesë. Separatistët e mbështetur nga Rusia kanë krijuar shtete të shkëputura në pjesë të Donbasit dhe Krimesë qysh prej vitit  2014. Forcat ruse duket se po përpiqen të marrin kontrollin e plotë të zonës për të krijuar një korridor tokësor midis dy rajoneve, duke e shtypur me brutalitet  Mariupolin


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë