Në Napoli, një radhë makinash dhe ambulancash u formua sot jashtë spitalit Cotugno, e cila dukej e paaftë për të përballuar fluksin e rasteve me Covid-19.
Punonjësit shëndetësore në qytetin e tretë më të madh të vendit kontrolluan njerëzit që prisnin në radhë në automjetet e tyre dhe u siguruan pajisje oksigjeni për ata që kishin vështirësi në frymëmarrje.
Antonio Abenante, një banor në kryeqytetin rajonal të Campania, tha se ishte i shqetësuar pasi nuk ishte në gjendje të merrte asnjë informacion në lidhje me gjendjen e babait të tij.
“Sot babai im nuk më ktheu përgjigje në telefon dhe jam i shqetësuar”, tha ai. “Ne telefonuam një mjek dhe ai na tha që të gjithë mjekët në pavion janë në izolim sepse kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.
Mjeku Filippo Anelli, kreu i shoqatës kombëtare të mjekëve në Itali, paralajmëroi se nëse vazhdon niveli aktual i infektimit, mund të mos ketë mjaftueshëm mjekë në dispozicion.
Ai tha se në të gjithë vendin Italia ka një total prej 11,000 shtretër në njësitë e kujdesit intensiv, ka anesteziologë të mjaftueshëm për rreth 5,000 pacientë. Një total prej 2,849 shtretër të njësisë të kujdesit intensiv janë aktualisht në përdorim, me një rritje prej 100 të hënën.
Campania ka numrin e tretë më të lartë të rasteve me COVID-19 në vend. Kjo do të thotë që restorantet dhe baret do të mbyllen në orën 6 pasdite dhe do të ket/ një shtetrrethim nga ora 22:00.
Lombardia, Kalabria, Piemonte dhe Valle d’Aosta janë aktualisht zona të kuqe, që do të thotë se njerëzit mund të largohen nga shtëpitë e tyre vetëm për arsye thelbësore të tilla si blerja e ushqimeve, arsye shëndetësore punë etj.
Italia regjistroi 25,271 raste me koronavirus dhe 356 viktima të hënën, sipas ministrisë së shëndetësisë, me rajonin verior të Lombardisë që vazhdon të jetë më i prekuri në vend.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje