Futboll

Në Pyllin e Sodës luhet futboll, ndërhyn Policia e Vlorës

Ndonjë çudi nga Vlora në këtë periudhë pandemie edhe mund të pritej, pavarësisht se me shëndetin nuk bëhet shaka. Një grup futbollistësh vlonjatë kanë pushtuar fushën e “Pyllit të Sodës”, ku kryen stërvitje Flamurtari. Nuk kanë qenë futbollistë të skuadrës së Superiores, por siç raporton “Panorama Sport”, të skuadrës së Labërisë, që merr pjesë në Kategorinë e Tretë këtë edicion.

Një shkelje kjo në periudhë karantine, që është pikasur nga Policia e Vlorës. Fillimisht, drejtues të policisë kanë kontaktuar klubin e Flamurtarit, për të mësuar nëse kishte ndonjë aktivitet në këtë kohë kur kampionatet janë ndërprerë për një afat të pacaktuar. Por Flamurtari, ashtu si gjithë skuadrat e tjera në vend, jo vetëm që nuk stërvitet, por futbollistët janë shpërndarë në familjet e tyre.

Lojtarët e Labërisë festojnë një gol. Gazeta Si, 11 prill 2020

Policia ka ndërhyrë pastaj në fushën e Pyllit të Sodës, duke shpërndarë lojtarët e Labërisë. Nga sa është mësuar, lojtarët kanë shfrytëzuar faktin që në atë fushë mund të futesh duke kapërcyer gardhin, pasi dera ka qenë e mbyllur.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë