Situata nga pandemia në Greqinë Veriore duket është bërë edhe më dramatike, për shkak të rritjes së të infektuave gjatë fundjavës.
Gazeta “Protothema” raporton sot sipas burimeve spitalore, tani në Atikë në njësitë intensive kanë mbetur vetëm 48 shtretër bosh ndërsa në Selanik, ku spitalet janë “gjunjëzuar”, vetëm një!
Tregues i situatës alarmante që mbizotëron në Selanik është se pacientët intubohen edhe jashtë njësive intensive, ndërsa ajo që shqetëson veçanërisht mjekët është se të intubuar janë kryesisht të rinj, të cilët nuk kanë sëmundje ekzistuese. Mosha mesatare e të intubuarve është 46 vjeç. Në të njëjtën kohë, punimet janë duke përfunduar në Spitalin Ushtarak të Selanikut, ku një spital i lëvizshëm po ngrihet në parking.
Për të liruar shtretërit, transferimi i pacientëve me koronavirus në dy klinikat private në Selanik pritet të fillojë brenda javës.
Më herët, mjeku pulmonolog dhe drejtori i Njësisë së Kujdesit Intensiv të Spitalit “Papanikolaou” të Selanikut, Nikos Kapravelos tha se kjo është situata më dramatike me të cilën është përballur Greqia. “Kemi humbur jetë që mund të ishin shpëtuar” , tha ai. Sipas mjekut pulmonolog të Spitalit “Papanikolaou”, sistemi ka arritur kufijtë e tij, pasi numri i pacientëve që shtrohen është më i madh se ai i atyre që rikuperohen.
“Ne duhet të diskutojmë se çfarë shkoi keq dhe përse ashpërsia e pandemisë nuk u parashikua, ” tha ai.
Qeveri duke u bazuar në parashikime, coi në kolapsin e sistemit shëndetësot në Selanik. Ajo nuk e parashikoi këtë valë të fortë. Virusi ishte aty, bëri punën e tij, ne nuk mund ta zbulonim.
Sipas Kapravelos , mjekët në spitalet e Selanikut i kanë duart e lidhura. “Ne në Njësinë e Kujdesit Intensiv duam të lëvizim një pacient dhe nuk mundemi dhe kolegët në pavijone po luftojnë për të mbajtur një person gjallë duke mos pasur mundësi ta dërgojnë atë në Njësinë e Kujdesit Intensiv siç duhet. Kemi humbur më shumë jetë sepse kjo ashpërsi e pandemisë, vala e dytë, nuk ishte parashikuar”, shprehet ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje