Bota

Në Spanjë nuk duan ta heqin maskën anti-Covid, Britania drejt normalizimit

Mbi 7 në 10 spanjollë (71.8% për të qenë të saktë) do të vazhdojnë të përdorin maskën në raste të caktuara edhe kur nuk është më e detyrueshme.

Kjo është ajo që doli nga një studim i titulluar: “Një vit Covid: zakone mbi përdorimin e maskës”, të realizuar nga kompania farmaceutike “Cofares”.

Kjo shumicë e rëndësishme e spanjollëve, specifikon studimi, do të përdorë maskën “në kohën e duhur dhe në situata kur mundësia e infektimit mund të jetë më e madhe, si transporti publik dhe spitalet”.

Në mënyrë të pabesueshme, theksohet, “janë brezat e rinj që janë përshtatur më shumë me përdorimin e maskës: 74.2% e 18-25 vjeçarëve dhe 67.3% e 26-35 vjeçarëve”.

Në një studim tjetër nga “Cofares”, që daton në tetor 2020, ishte regjistruar që 67% e spanjollëve ishin përshtatur mirë me përdorimin e maskës pas shpërthimit të pandemisë.

Ndërkohë, Britania e Madhe, ka mbërritur në një fazë të re të udhëheqjes së saj evropiane në administrimin e vaksinave anti-Covid.

Me dozën e parë, janë injektuar tre të katërtat e të gjithë popullsisë mbi 16 vjeç, rreth 40 milionë njerëz, sipas Matt Hancock, ministri i Shëndetësisë i qeverisë së Boris Johnson.

Në total, dozat e injektuara në vend, janë rreth 66 milionë, duke llogaritur edhe dozat e dyta – të përshpejtuara përballë kërcënimit të variantit “indian” dhe që kanë arritur pragun e 50% të të rriturve mbi 16 vjeç.

Sipas ekspertëve, situata po shkon drejt normalizimit dhe në fillim të korrikut, parashikohet që numri i fataliteteve të jetë shumë i ulët, për të mos thënë se nuk duhet të ketë më.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë