Edhe pse në mes të një pandemie globale, zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shënuar deri më tani një rekord pjesmarrjeje. Më shumë se 100 milion njerëz kanë hedhur tashmë votat e tyre në votimet e hershme, duke e vendosur SHBA-në në kursin për pjesëmarrjen më të lartë në një shekull.
Donald Trump dhe Joe Biden kaluan orët e fundit të garës në shtetet kyçe.Sondazhet kombëtare i japin një epërsi të fortë Biden, por është një garë të ngushtë, në shtetet që mund të vendosin rezultatin.
Të paktën gjashtë shtete, përfshirë Teksasin, tashmë kanë tejkaluar pjesëmarrjen e tyre të përgjithshme të votuesve në zgjedhjet e vitit 2016 para Ditës së Zgjedhjeve.
Më shumë se 9.7 milion vota janë hedhur tashmë në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2020 në Lone Star State, 8.3 për qind më shumë se katër vjet më parë. Ndërkohë, më shumë se 3.5 milion njerëz kanë votuar në shtetin e Uashingtonit, 5.4 për qind më shumë së vitit 2016.
Përafërsisht 484,000 vota janë hedhur tashmë në Hawaii, që përfaqëson një rritje prej 10.6 për qind të votave të hedhura në zgjedhjet 2016. Dhe 529,000 vota janë hedhur në Montana, 2.4 për qind më shumë se pjesëmarrja totale e votuesve katër vjet më parë.
Ndërkohë, tetë shtete të tjera, Oregoni, Nevada, Arizona, Nju Meksiko, Kolorado, Xhorxhia, Florida dhe karolina e Veriut, kanë kaluar tashmë 90 për qind të pjesëmarrjes së tyre në zgjedhjet e përgjithshme 2016, sipas Projektit të Zgjedhjeve të SHBA.
Numri i lartë i votuesve është i lartë edhe si pasojë e votimeve të hershme.
Dy kandidatët për president Trump e Biden kanë hedhur në drejtim të njëri-tjetrit provokime nxitëse duke akuzuar rivalin si të papërshtatshëm për të udhëhequr vendin dhe se do ta çonte atë drejt shkatërrimit.
Gjatë fundjavës, tensionet u rritën ndërsa mijëra mbështetës të fushatës se zotit Trump u mblodhën dhe demonstruan në mënyrë agresive në të gjithë vendin. Në një nga rastet, një karvan automjetesh që mbanin flamuj me emrin e zotit Trump, detyroi një autobus të fushatës së zotit Biden gati të dilte nga autostrada në Teksas. Po kështu pati bllokim tëtrafikut në autostradën e Nju Xhersit.
Për t’u zgjedhur president, një kandidat duhet të fitojë të paktën 270 vota në kolegjin zgjedhor. Secili shtet i SHBA-së merr një numër të caktuar votash bazuar pjesërisht në popullsinë e tij,
Ky sistem shpjegon pse është e mundur që një kandidat të fitojë më shumë vota në shkallë vendi – siç bëri Hillary Clinton në 2016, por prapë të humbasë zgjedhjet.
Kontrolli i Senatit është gjithashtu në rrezik në këto zgjedhje, me Demokratët që kërkojnë të marrin kontrollin e të dy dhomave të Kongresit dhe Shtëpisë së Bardhë për herë të parë që nga fillimi i mandatit të parë të Barak Obamës.
Koronavirusi ka lënë në hije fushatën zgjedhore, me përhapjen alarmante të pandemisë në SHBA. Ajo ka regjistruar më shumë raste dhe më shumë vdekje se kudo tjetër në botë, dhe frika nga infektimi ka kontribuar në një rritje të paparë të votimeve të hershme dhe postare.
Në një intervistë për Fox Trump deklaroi se po fiton në Florida, Arizona dhe Texas.
“Po fitojmë në Texas, Arizona dhe Florida, ndërsa në Karolinën e Veriut dhe Pensilvani po ecim shumë mirë”- tha kreu i Shtëpisë së Bardhë.
Ndërsa Biden e nisi ditën e zgjedhjeve me një vizitë në varrin e djalit të tit. Ai së bashku me bashkëshorten e tij shkuan në varrin e djalit të tyre, i cili ndërroi jetë në vitin 2015 nga kanceri.
Më pas ai do të ndjekë zgjedhjet nga rezidenca e tij në Wilmington së bashku me familjen dhe dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje