Kanë mbetur edhe 24 orë nga regjistrimi i koalicioneve dhe kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka mbyllur “hesapet” vetëm me aleatët më pak pretendentë në lista.
Krahas Shehit, Ndokës dhe Dules, Basha ka mbyllur bisedimet edhe me Artur Roshin e Ballit Kombëtar Demokrat dhe kreun e PLL-së Shpëtim Axhami.
Sipas burimeve nga PD, mbeten ende pezull bisedimet me kryetarin e PDIU-së, Shpëtim Idrizi i cili të hënën takoi Bashën për rreth dy dorë dhe Fatmir Mediun e PR-së.
Idrizi kërkon dy vende të sigurta në listat e PD dhe po aq edhe Mediu.
Ky i fundit në një prononcim për Gazeta “Si” është shprehur se marrëveshja mes dy partive nuk duhet fokusuar vetëm tek emrat, por edhe mënyra se si duhet vepruar si koalicion.
“Ky është një koalicion. Pra nuk duhet konsideruar si përfshirje në listat e PD, por lista të përbashkëta ku vendi i çdo subjekti të koalicionit të jetë sipas peshës elektorale me çdo qark.
Duhet që kandidatët të konsiderohen në çdo zonë si kandidatë të përbashkët dhe jo të ndarë
Nuk duhet të ketë ndarje preferenciale sipas kandidatëve, por të vlerësohet rezultati i tyre”, është shprehur Mediu
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje