Në grupin parlamentar të PD-së një gjë sa duket është e qartë: Që primaret nuk do të kthehen. Sali Berisha vendosi 4 dhjetorin si data për votimin e kandidatëve ndërsa paralajmëroi se në qarqet e mëdha si Tirana apo Elbasani mund të zhvillohet më shpjet.
Në anën tjetër edhe grupi “Alibeaj” bie dakord për një kandidat, por ka një kleçkë: Se kush duhet të jetë ai, duke vënë në pikëpyetje primaret e shpallura nga pala tjetër.

“…Ajo që unë po them është e qartë për anëtarët e PD dhe për demokratët, por mbi të gjitha për qytetarët që duan të sjellin ndryshimin. Do të duhet që të krijohet një moment bashkëpunimi mes demokratëve për të gjetur një kandidat të përbashkët fitues. Nuk është vetëm qëllimi që të kemi vetëm një kandidat të përbashkët, por kandidat të përbashkët fitues”, tha Gazment Bardhi për gazetarët pas takimit me Edi Palokën.
Në anën tjetër, deputeti skeptik për këto negociata, Luan Baçi, i ftuar në emisionin “Debat” tha se, primaret janë të padiskutueshme dhe nuk i kthen dot askush.

“Situata është e qartë. Primaret janë të padiskutueshne dhe janë të vendosura me statut. Nuk i kthen dot askush.
Është zbuluar se do të votojnë edhe simpatizantët për zgjedhjen e kandidatëve.
Do të ketë një pjesëmarrje masive të anëtarëve dhe simpatizantëve për të përzgjedhur kandidatin. Bardhi dhe Alibeaj kur flasin për marrëdhënie të ngurta nuk e kanë fjalën për primare.
Këtë e them me siguri të plotë nuk ka si të jenë. Kur dy palë ulen në bisedime dinë mirë çfarë kërkojnë. Nuk mund të kthesh mbrapsht atë gjënë që është vendosur.
Duke e parë në këtë këndvështrim, duhet ta ketë fjalën për problematika të tjera, ndoshta për kandidatët që do të propozohen. Ai patjetër do t’i nënshtrohet primareve”, tha Baçi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje