Politike

Negociatat hiqen nga agjenda e liderëve të BE-së

E zënë me marrëveshjen e sapo arritur të Brexit, BE-ja dështoi sërish sot t’i jepte Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriore një datë për negociatat e anëtarësimit në BE.

Në një përpjekje të fundit për të arritur një marrëveshje mbi këtë çështje, mes shpresës së venitur, Këshilli i BE-së e hoqi çështjen e zgjerimit rendi i ditës në seancën e fundit të këshillit të së Premtes.

Tavolina e rrumbullakët në Bruksel që ndër të tjera do t’i kushtohet zgjerimit fillon në 9.30 të mëngjesit, pas së cilës Komisioni pritet të shpallë konkluzionet e tij në një konferencë për shtyp.

Por, duke pasur parasysh kundërshtimin e Francës, të enjten në mbrëmje Presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk e hoqi vendimin për negociatat nga rendi i ditës.

“Unë bëra gjithçka që munda për të mbështetur Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, por kemi disa anëtarë që janë skeptik për hapjen e bisedimeve të pranimit,” tha Tusk për “Telma TV”.

Sinjalet që kanë ardhur nga Brukseli ditën e sotme ishin tejet pesimiste.

Duke folur në Bundestag të enjten në mëngjes, Kancelarja gjermane Angela Merkel i bëri thirrje Evropës që “të mbajë premtimin e saj” në Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe të dërgojë sinjal se janë në rrugën e duhur për t’u bërë pjesë e klubit Evropian.

Por Merkel paralajmëroi që shanset që liderët e BE-së të linin mënjanë dallimet e tyre në samit ishin të pakta. Merkel foli pas takimit të së Mërkurës me Presidentin Francez Emmanuel Macron, ku raportohet se ajo u përpoq të zbuste kundërshtimin e tij për zgjerimin.

Pas takimit me Komisionerin e Zgjerimit të BE, Johannes Hahn, Kryeministri Edi Rama insistoi se problemin e ka BE-ja, jo Ballkani.

“Hahn ishte i qartë. Ne kemi bërë atë që na u kërkua, ”tha Rama.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë