Moment i vështirë për brazilianin Nejmar Xhunior. Braziliani është bërë protagonist negativ në një episod të shëmtuar pas finales së Kupës së Francës, ku PSG-ja humbi ndaj Renes pas gjuajtjes së 11-metërshave. Në momentin që futbollistët e PSG-së po shkonin për të tërhequr medaljet, një tifoz ka ngacmuar disa prej tyre me fjalë dhe sulmuesi brazilian ishte i vetmi që reagoi.
Nejmar është nervozuar aq shumë sa nuk e ka mbajtur dot veten në kontroll dhe e ka goditur me grusht tifozin acarues. Ai është paraqitur para gazetarëve pas ndeshjes dhe ka komentuar humbjen, duke kritikuar disa prej lojtarëve të rinj. Nejmar luajti titullar në finalen ndaj Renes. Ai shënoi një gol dhe dha asistin për golin e Dani Alvesh, por kundërshtari barazoi dhe ndeshja u mbyll 2-2. PSG-ja humbi kështu një tjetër mundësi për të marrë trofe, duke e mbyllur këtë sezon vetëm me titullin kampion në Francë.

Gjërat shkuan edhe më keq për Nejmarin pas ndeshjes, kur një nga tifozët në tribunën qendrore po zbavitej, teksa po i filmonte lojtarët e PSG-së dhe po i kritikonte ata për humbjen. Para se të shante brazilianin, tifozi kishte bërë të njëjtën gjë edhe me Bufonin dhe Verratin. “Mëso të luash futboll”, – iu drejtua tifozi sulmuesit brazilian, i cili reagoi menjëherë, duke i bërë me shenjë që të ulte telefonin dhe më pas i dha një grusht në fytyrë. Një episod që është filmuar nga qindra telefona të tjerë në atë moment. Një gjest i shëmtuar i Nejmarit, i vënë shpesh në qendër të kritikave. Së fundi ai ka marrë një dënim prej tri ndeshjes nga UEFA, pasi sulmoi arbitrat e ndeshjes së Championsit me Mançester Junajtid për penalltinë e dhënë në fund në favor të anglezëve. Tani do të ketë telashe të tjera për brazilianin.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



Lini një Përgjigje