Futboll

Nejmar refuzon 100 milionë euro, do Barcelonën me çdo kusht

Nejmar kërkon të kthehet patjetër te Barcelona dhe është gati të bëjë gjithçka për të mbajtur sërish fanellën katalanase. Sipas “Mundo Deportivo”, sulmuei brazilian ka refuzuar 100 milionë euro të ofruara nga PSG-ja për rinovimin e kontratës.

Kontrata aktuale e Nejmarit skadon në vitin 2022, por në Spanjë janë të sigurt se ai do të ribashkohet me Mesin dhe shokët e tjerë, madje për këtë është gati të përgjysmojë edhe pagën. Braziliani përfiton rreth 50 milionë euro në vit nga paga dhe nga bonusi që lidhet me rolin e tij si njeriu imazh i “National Bank of Qatar”. Barcelona në këtë moment nuk mund t’i ofrojë më shumë se sa merrte në vitin 2017, pak më shumë se 20 milionë euro. Do të ishte një sakrificë ekonomike, por sulmuesi duket se ka në plan ta pranojë.

Nejmar me fanellën e PSG-së. Gazeta Si, 5 maj 2020

Një diskutim tjetër është ai i akordit mes dy klubeve. Kriza e pandemisë së Covid-19 po bën një ridimensionim të shpenzimeve, edhe për klubet që janë mësuar të investojnë shifra shumë të larta. Sipas të përditshmes spanjolle, Nejmar duhet të lajmërojë PSG-në se ka në plan të largohet, ndërsa Barcelonës do t’i nevojiten 180 milionë euro për ta kthyer në shtëpi.

Janë shumë, ndaj dhe po shihen edhe po shihen edhe alternativat e tjera, mes tyre Lautaro Martinez. Për sulmuesin argjentinas katalanasit ofrojnë 80 milionë euro, por Interit nuk i bën punë kjo shumë për momentin.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë