Bota

Nëntë të vdekur nga ortekët e dëborës në Austri

Nëntë persona humbën jetën në tre incidente të ndryshme me rënien e ortekëve të dëborës në Austrinë perëndimore brenda 24 orëve.

Policia tha se incidentet kanë ndodhur në shtetet Vorarlberg dhe Tirol të premten dhe të shtunën. Në një ortek afër kufirit austriako-zviceran, katër skiatorë suedezë dhe udhërrëfyesi i tyre austriak mbetën të vrarë

Autoritetet kanë lëshuar paralajmërime për ortekë të tjerë të shtunën dhe të dielën. Turizmi malor është shumë i përhapur në Austri.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë