Gazeta Si – Ka ende dyshime në lidhje me shkakun e rrjedhjes së gazit në det. Bashkimi Europian flet për sabotazh, kurse nga Shtëpia e Bardhë e konsiderojnë qesharak faktin që Kremlini dyshon te SHBA-të.
“Nëse Rusia pushton Ukrainën, nuk do të ketë më gazsjellës Nord Stream 2″. Këto fjalë të presidentit amerikan Joe Biden, pas rrjedhjes së gazit në detin Balltik të hënën, janë kthyer në vëmendje. Dhe ai që fillimisht mund të dukej një incident, tashmë po kthehet gjithmonë e më shumë në sabotazh.

Është i bindur për këtë Bashkimi Europian, sipas të cilit bëhet fjalë për ‘një akt të qëllimshëm”, që meriton “një përgjigje të ashpër dhe të bashkuar.
Nga Rusia vjen replika e thatë ndaj akuzave: “Idiotësi dhe absurditet të fajësohemi” për autosabotazh të Nord Stream 1 dhe Nord Stream 2. Kremlini kërkon që Biden të qartësojë situatën, nëse janë SHBA-të prapa këtij incidenti. Por Uashingtoni ka hedhur gjithçka poshtë.
Mbi përgjegjësin e mundshëm mbeten dyshime të forta. Mes Rusisë nga njëra anë dhe SHBA-ve, BE-së dhe Ukrainës nga ana tjetër, ka akuza të vazhdueshme. Përgjigjen mund ta japin hetimet që po kryejnë Suedia dhe Danimarka, të mëbshtetura nga Bukseli dhe Uashingtoni.
“Absurde të fajësohet Rusia për rrjedhjen e gazit të Nord Stream. Moska po ashtu pret informacione nga danezët dhe suedezët në lidhje me gjendjen e emergjencës së gazjellësit Nord Stream”, – ka thënë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov.
Ai ka shtuar: “Janë ata që kanë shumë aparatura monitorimi aty. Gazprom duhet të marrë pjesë në hetime”. Gazsjellësi Nord Stream, që kalon në detin Balltik, adminsitrohet bashkë me kompani të tjera nga Gazprom (51%) dhe kompania energjitike ruse në pronësi të qeverisë.
Zëdhënësja e Ministrit të Jashtëm, Maria Zakharova, i ka kërkuar Biden të qartësojë, nëse pas incidentit janë SHBA-të.

“Nëse Rusia kalon kufirin ukrainas, nuk do të ketë më gazsjellës Nord Stream 2″. Këto janë fjalët e Joe Biden gjatë një conference shtypi në janar, ku i doli bashkë me kancelarin gjerman, Olaf Scholz. “Premtoj se gazsjellësi do të mbyllet. Nëse Moska pushton Ukrainën, NATO dhe ne do të ndërhyjmë”, – thoshte gjithashtu në atë kohë presidenti amerikan.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje