Në Beograd është respektuar tradita e deklaratave kërcënuese dhe antishqiptare, sa herë që Kosova dhe Shqipëria zhvillojnë mbledhje të përbashkëta të qeverive.
Këtë herë ai që ka folur ka qenë ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandër Vulin, i cili në kohën që në Tiranë mbahej konferenca Rama-Hoti, publikoi një deklaratë në faqen zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes serbe, duke mos kursyer edhe përdorimin e termave ofendues e racistë, si “Shiptarë”.
Vulin e interpreton deklaratën e Kryeministrit Edi Rama që Kosova të ketë qasje në Portin e Durrësit si avancim i planit për krijimin e Shqipërisë së Madhe.
“Edi Rama vazhdon me planin e tij për krijimin e Shqipërisë së Madhe dhe si gjithmonë Bashkimi Europian hesht dhe nuk bën asgjë”, thotë Vulin.
Ai fton serbët që të bëjnë të njëjtën gjë dhe akuzon komunitetin ndërkombëtar për qëndrime me dy standarde.
“Ajo që u lejohet ‘shiptarëve’ nuk mund t’u ndalohet serbëve”, thuhet në deklaratë.

“‘Shiptarët’ mund të bashkohen dhe të zaptojnë territoret e të tjerëve, ndërsa serbët s’mund të bashkohen as në tokat e tyre, sepse janë kërcënim për paqen dhe gënjeshtra se Shqipëria e Madhe është Shqipëria natyrale përsëritet”, vijon deklarata.
Vulin thotë se vetëm serbët e bashkuar mund ta ndalin projektin e Shqipërisë së Madhe dhe i ftoi ata që të bashkohen institucionalisht, duke nënkuptuar qartazi në një shtet të vetëm.
“Shqipëria e Madhe do të thotë shkatërrim i madh për popujt dhe kombet e tjera të Ballkanit”, deklaron Vulin.
Ministri serb i Mbrojtjes sulmoi edhe Albin Kurtin për kundërshtimin e minishengenit, “nga frika e dominancës serbe në rajon”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje