Bota

Nga Covid tek zjarret, Greqia sugjeron përdorimin e maskave për qytetarët

Shkencëtarët në Greqi kanë rekomanduar që qytetarët pranë zonave të prekura nga zjarret apo të depërtueshme nga tymi të mbajnë maska.

Vëmendje të veçantë u kushtohet grave shtatzëna, të moshuarve, fëmijëve të vegjël dhe atyre me probleme të frymëmarrjes.

Greqia ndodhet në një situatë komplekse midis Covid, temperaturave të larta dhe flakëve që janë përhapur nëpër qytete. Gjendja cilësohet kritike në Evia dhe Olimp, ndërkohë gjatë ditës së djeshme, Athina ishte mbuluar nga retë e zeza të shkaktuara nga tymrat.

Në Iraklio është urdhëruar të evakuohen njerëzit, ndërkohë që evakuimet kanë ndodhur në Mirakas, Olimpia, Pelopion, Platanos, Kafkania, Iraklia, Pournari, Koskina, Magiro dhe Kladeo .


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë