Bota

Nga e marta Holanda hyn në izolim 5 javë

Holanda do të izolohet për 5 javë nga dita e nesërme (e martë).
Do të mbyllen të gjitha dyqanet jothelbësore, si dhe shkolla, muze, palestra dhe parukeri.

Në një fjalim televiziv të hënën në mbrëmje, kryeministri holandez Mark Rutte tha se vendi do të mbyllet deri të paktën më 18 Janar.

“Ne e kuptojmë se sa intensiv është ky njoftim, sigurisht pak para Krishtlindjeve,” tha Rutte, duke shtuar se “2020 është një vit zi, humbjeje dhe hidhërimi për shumë njerëz.”

Njerëzve u kërkohet të qëndrojnë në shtëpi sa më shumë që të jetë e mundur dhe të shmangin vizitorët, me jo më shumë se dy të lejuar në ditë përveçse në Krishtlindje, ku mund të takojnë 3 të ftuar maksimumi.

“Nevoja për të qenë së bashku rreth pemës së Krishtlindjes, veçanërisht pas këtij viti, është më e madhe se kurrë”, tha Rutte. “Kjo është arsyeja pse unë do të doja t’ju kërkoja të mbani nën vëzhgim njerëzit që po kalojnw një kohë të vështirë.”

Shkollat ​​fillore dhe të mesme, si dhe universitetet do të mbyllen nga e mërkura dhe do të zhvillojnë mësim në internet. Qendrat e kujdesit ditor gjithashtu do të mbyllen, por do të qëndrojnë të hapura për prindërit që punojnë në profesione thelbësore.

Bibliotekat, pishinat dhe kopshtet zoologjike gjithashtu duhet të mbyllin dyert, por dentistët dhe profesionistë të tjerë mjekësorë mund të vazhdojnë të punojnë.

Rutte tha se bllokimi i gjerë është i nevojshëm për të frenuar numrin në rritje të rasteve të koronavirusit dhe ndikimin në sektorin e shëndetit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë