Ndërsa bie nata, ata që dikur e quanin veten muxhahedinë, dalin në rrugë si policë dhe fillojnë patrullimin e tyre. Objektivi i misionit, tani nuk është “çlirimi” i vendit nga pushtuesi amerikan, por grumbullimi i të personave të varur nga heroina dhe metamfetamina që popullojnë në errësirën poshtë urave të Kabulit, mes ujit të ndotur dhe grumbujve të plehrave.
Një paradoks, duke parë se të njëjtët luftëtarë e kishin shndërruar kultivimin e opiumit për mbi 20 vjet, si burimin e tyre kryesor të të ardhurave.
Një ironi tragjike, kur vendi prej dy muajsh ka rënë nën kontrollin e tyre, nuk ka më ushqim dhe rrogat nuk paguhen më.
Siç tregon në një reportazh ekskluziv, fotografi i agjencisë prestigjioze të lajmeve, “Associated Press”, Felipe Dana, i cili mori pjesë në një nga këto operacione, talebanët po arrestojnë personat e varur nga droga. Me kamxhik dhe zinxhirë, burrat talebanë i lidhin ata me zinxhirë dhe më pas i transferojnë në qendrat e detoksifikimit.
150 të arrestuarit gjatë operacionit të ndjekur nga fotografi i AP, u dërguan në “Avicenna Medical Hospital for Drug Treatment”, në periferi të Kabulit.
Dikur një bazë ushtarake, Camp Phoenix, e themeluar nga ushtria amerikane në vitin 2003, u shndërrua në një qendër trajtimi të drogës në vitin 2016, në gjendje për të akomoduar 1.000 njerëz.
Të burgosurit zhvishen dhe lahen. Kokat e tyre janë të rruara. Këtu fillon një program trajtimi 45-ditor, shpjegoi Dr. Wahedullah Koshan, psikiatri kryesor i spitalit.
Ata do të vendosen në paraburgim. Koshan pranoi se spitalit i mungojnë opioidet alternative, buprenorfina dhe metadoni, të përdorura për të trajtuar varësinë nga heroina.
Në fakt, stafi i tij nuk është paguar që nga korriku. “Ne nuk jemi më në një demokraci, kjo është një diktaturë. Dhe përdorimi i forcës është mënyra e vetme për të shëruar këta njerëz”, – shpjegoi doktor Fazalrabi Mayar, i cili punon në një institucion të kujdesit mjekësor.
Para 15 gushtit, kishte 2.5 milionë konsumatorë të heroinës në Afganistan, 800,000 prej tyre ishin gra, 100,000 fëmijë, ndërsa 40 për qind janë të varur nga droga.
Ka të ngjarë që me rritjen e krizës, ky numër është rritur. Menjëherë pasi talebanët morën pushtetin, ministria e Shëndetësisë Talebane, lëshoi një urdhër në këto objekte, duke kërkuar që ata të trajtonin pacientët.
Por deri një ditë më parë, ata vendosën një taksë prej 10 përqind mbi fitimin e produktit të kulturës dhe laboratorët e heroinës, duke fituar 400 milionë dollarë në vit (rreth 60 përqind të të ardhurave të tyre).
Publikisht, talebanët kanë mohuar gjithmonë lidhjet e tyre me trafikun e drogës. Midis viteve 2000-2001, para pushtimit amerikan, ata kishin ndaluar kultivimin e opiumit.
Pastaj, sapo dorëzuan pushtetin, filluan një tregti të gjerë. Dhe tani, vjen ndalimi përsëri, pa marrë parasysh se për shumicën e fermerëve, veçanërisht në pjesën jugore të vendit, opiumi është e vetmja formë e ushqimit dhe mbijetesës.
Përshtati: Gazeta ‘Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



















Lini një Përgjigje