Futboll

Nga i padëshiruar në kapiten, Hysaj ka bekimin e Gatuzos

Shiriti i kapitenit të Napolit në ndeshjen e fundit me Bolonjën ishte në krahun e Elseid Hysajt. Kapiteni i Kombëtares për herë të parë ka qenë edhe kapiten i Napolit. Hysaj e nisi ndeshjen titullar në krahun e majtë të mbrojtjes dhe në mungesë të Insinjes, trajneri Gatuzo e gradoi edhe kapiten të skuadrës. Privilegj dhe përgjegjësi e madhe për futbollistin kuqezi.

Gjatë kohës që Hysaj ka qenë pjesë e Napolit, ka pasur shumë ulje-ngritje. Napoli i vendosi klauzolën e 50 milionë erurove për prishjen e kontratës, por asnjë klub tjetër nuk iu afrua kësaj shume për të pasur shërbimet e mbrojtësit shqiptar. Me kalimin e kohës, sidomos pas largimit të Sarrit, kreditet e Hysajt ranë dhe pak muaj më parë largimi i tij nga Napoli dukej i sigurt.

Hysaj në ndeshjen ndaj Bolonjës. Gazeta Si, 16 korrik 2020

Edhe menaxheri i lojtarit, Xhufredi, ka konfirmuar disa herë se sezonin e ardhshëm Hysaj do të luajë për një skuadër tjetër, por trajneri Gatuzo duket se mendon ndryshe. Ai po i beson mbrojtësit shqiptar edhe në një rol që nuk është natyral për të, ndërsa shiriti i kapitenit ndaj Bolonjës është një shenjë e qartë se Gatuzo e vlerëson Hysajn dhe e ka në planet e tij. Asgjë nuk mund të merret për e sigurt, por zhvillimet e fundit tregojnë se kapiteni kuqezi ka bekimin e trajnerit Gatuzo.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë