Në përfundim të afatit të dorëzimit të dokumenteve për primaret, Kryetarja e Komisionit të Organizimit në PD, Albana Vokshi, tha se janë 7 kandidatë për Tiranën.
“Për Tiranën, në orët e vona të ditës së mbrëmshme janë marrë dokumentacionet nga 16 degët e Tiranës. Për shkak të intensitetit shumë të lartë të procesit, për shkak të interesit po aq të lartë për primaret, KOKOE ka qenë e mbledhur çdo ditë, pra edhe në fund të javës.
Sot KOKE ka shqyrtuar të gjithë dokumentacionin e ardhur nga 16 degët e Tiranës. Dua të sqaroj që KOKOE nuk përcakton, nuk vlerëson kandidaturat, por vetëm shqyrton nëse dokumentacioni është plotësuar konform vendimeve përkatëse.
Emrat e personave që janë vetëkandiduar nga 16 degët për bashkinë Tiranë dhe që kanë plotësuar dokumentacionin përkatës. Emrat janë në renditje alfabetike: Adriana Kalaja, Belind Këlliçi, Enkelejda Fejzo, Fatmir Merkoçi, Gerti Bogdani, Ilir Alimehmeti dhe Julian Deda
Në bazë të nenit 12 të statutit të PD, i kalojnë për shqyrtim dhe për vendimmarrje Kryesisë së PD, e cila do të mblidhet në ditët në vijim”, tha Vokshi
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje