Politike

Nga Ilir Rusmali, tek Ahmet Prençi dhe Sali Shehu kandidatët për Avokatin e Popullit  

Në garën për Avokatin e Popullit janë paraqitur në një seancë dëgjimore të premten në komisionin e Ligjeve 19 kandidatë, nga 20 që ishin në letër.  

Një nga kandidatët, Olta Aliaj,  ka tërhequr kandidaturën pak minuta para nisjes së seancës.

Nuk ishte e pranishme fizikisht pasi është e infektuar me Covid, Erinda Ballanca, e cila mban aktualisht postin e Avokatit të Popullit, por do të shpalosë platformën e saj nëpërmjet një lidhje në Zoom.

Të gjithë kandidatët kanë 5 minuta kohë për të shpjeguar platformën e tyre.

Në listë janë përfshirë nga ish-Drejtori i policisë së Shtetit, Ahmet Prençi, ish-ministri i Drejtësisë, Ilir Rusmali, ish-kryetarja e KQZ-së, Lefterie Luzi e deri ish-deputeti i PD-së, Sali Shehu.

Kandidaturat për Avokatin e Popullit:

1.Ahmet Prençi

2.Altin Goxhaj

3. Besim Ndregjoni

4.Bledar Dervishaj

5.Boriana Nikolla

6.Brikena Kasmi

7.Dorian Gjomarkaj

8.Drita Avdyli

9.Endri Papajorgji

10.Ermir Kapedani

11.Erinda Ballanca

12.Evis Fico

13.Ilirjan Rusmali

14.Jordan Daci

15.Jorida Rustemi

16.Laureta Roshi

17.Ledio Braho

18.Lefterije Luzi

19.Sali Shehu


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë