Në një kohë kur për Enkelejd Alibeaj ka një nismë të hapur për ta shkarkuar nga kreu i grupit, Jorida Tabaku foli në emër të PD-së zyrtare se çfarë u kërkua në mbledhjen e parë të konferencës së kryetarëve. Në një prononcim për mediat, Tabaku e cila ishte në mbledhjen e konferencës si kryetare e komisionit të integrimit përmendi disa nga sfidat që do të ketë grupi i PD.
“…Për të gjithë ka qenë i dukshëm fakti që vijnë akte normative, vijnë ligje që i kërkohen komisioneve të diskutohen brenda 24 orëve apo 48 orëve. Kjo nuk i lejon komisioneve dhe as qytetarëve që të fokusohen në punën e tyre dhe transparencën. Si në rastin e Portit të Durrësit” tha Tabaku.
Ajo përmendi pikat kyçe të diskutimit të saj në konferencë.
Tabaku theksoi se kishte kërkuar që deputetët që kanë kërkuar një komision hetimor për udhëtimet e Kryeministrit Rama të kishin mundësi të kryenin prezantimin e tyre për këtë kërkesë.
Një kërkesë që u hodh poshtë, megjithëse sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, parlamenti nuk shqyrton ngritjen e një komisioni hetimor.
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese i jep të drejtë opozitës që të ngrejë një të tillë dhe gjendet dakordësia vetëm në objektin e punës së komisionit hetimor.
Sipas Tabakut, në fokus ka qenë diskutimi në lidhje me ndryshimin për Ligjin e Komisioneve Hetimore
“Unë kam bërë disa propozime ligjore dhe njëra prej tyre ka qenë dhe nisma për ndryshimin e Ligjit për Komisionet Hetimore Parlamentar. Eksperienca ime dhe këshillimet me ekspertë kanë prodhuar një draft ligj që e kam propozuar”.
Sa i takon pjesës së kërkesës dhe nismës së PS për ligjin që përjashton Ilir Metën nga politika, deputetja Tabaku u shpreh se PD nuk merret me luftë personale ndaj një politikani. Më tej ajo kujtoi që grupi parlamentar i PD ka propozuar një paketë të plotë të nismave ligjore që lidhen me dekomunistizimin, simbolet e komunizmit dhe lustracionin dhe pret që kjo të shqyrtohet në kuvend.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje