Politike

Nga kongresi, hapja e partisë dhe analiza e 25 prillit: Mbledhje e vakët e Asamblesë së PS pa Ramën, miraton pa debate propozimet

Asambleja e Kombëtare e Partisë Socialiste u mblodh online, pa praninë e Edi Ramës që ndodhet për një vizitë në Turqi dhe u mbyll me miratimin e pikave, që nga thirrja e Kongresit e vendimi për hapje të partisë pa asnjë kundërshtim.

Mbledhjen e drejtoi Sekretari i Përgjithshëm, Taulant Balla.

“Ne do të bëjmë një analizë të plotë të rezultatit të zgjedhjeve në cdo qark në muajt në vijim, por dua të ri-nënvizoj faktin se kryeministri Edi Rama deklaroi se ne do të kishim 78 mandate natyrshëm, pra edhe katëër mandate më shumë, nëse nuk do të ishte numri i madh i votave të pavlefshme, të atyre që zgjodhën PS-12-n në Dibër, në Shkodër, Tiranë dhe Elbasan, por që votën prefernciale për kandidatin e vendosën gabim”, tha ai.

Asambleja Kombëtare, me kërkesë të Kryetarit të Partisë thërriti Kongresin e jashtëzakonshëm për fillimin e një fushatë hapjeje të re, që socialistët thonë se është më e madhja dhe më realja. Fushata do të fillojë më 15 qershor dhe mbyllet më 12 qershor të vitit të ardhshë.

Mes vendimeve të marra ishte edhe propozimi për ngritjen e një komisioni të posaçëm që do të drejtojë analizën e rezultatit të 25 prillit në 12 qarqet e vendit, ndërsa Sekretari Organizativ i PS-së, Arben Pëllumbi falenderoi patronazhistët, që sipas tij patën rol kryesor në fitore.

“Veprimtaria e tyre pati përkrahjen edhe të kryetarit të partisë duke hedhur poshtë zhvlerësimet e etiketimet e pamerituara nga opozita”, u shpreh Pëllumbi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë