Futboll

Nga Maldini e Zaneti, tek Adriano e Ibra, gjithë rekordet e Inter-Milan

Që prej vitit 1909, kur u luajt derbi i parë mes Interit dhe Milanit, ose ndryshe “Derbi i Madoninës”, janë zhvilluar 224 ndeshje që kanë ndezur Italinë. Janë 224 sfida të mbushura plot me emocione, me protagonistë kampionë të mëdhenj dhe disa rekorde absolute për të dyja skuadrat. Ja cilat janë këto rekorde të derbit kuqezikaltër:

Paolo Maldini, lojtari me më shumë ndeshje derbi në histori. Gazeta Si, 9 shkurt 2020

Lojtari me më shumë derbi: Paolo Maldini (53)
Lojtari i Interit me më shumë ndeshje: Havier Zaneti (45)
Ndeshja me më shumë gola: 11, Inter-Milan 6-5 (6 nëntor 1949)
Shënuesi më i mirë në derbi: Andrij Shevçenko (14 gola)
Shënuesi më i mirë i Interit në derbi: Xhuzepe Meaca (12 gola)
Shënuesi më i mirë në një derbi: Zhoze Altafini (4 gola)

Altafini, lojtari që ka shënuar më shumë gola në një derbi të vetëm (4). Gazeta Si, 9 shkurt 2020

Shënuesi më i mirë i Interit në një derbi: Ikardi, Milito, Niers, Amedei dhe Kapra (3 gola)
Goli më i shpejtë: Sandro Macola (13 sekonda)
Goli më i shpejtë i Milanit në derbi: Aleksandre Pato (43 sekonda)
Goli më i vonë: Kristian Zapata (minuta e 97-të)
Goli më i vonë i Interit: Adriano (minuta e 93-të)

Adriano shënon në shtesë për Interin në derbi. gazeta Si, 9 shkurt 2020

Fitorja më e thellë: Inter-Milan 0-6 (2001)
Fitorja më e thellë e Interit: Milan-Inter 0-5 (1910)
Shënuesi më i mirë me të dyja skuadrat: Zllatan Ibrahimoviç
Titull, Kupë Kampionësh dhe Kupë Interkontinentale më të dyja skuadrat: Saul Malatrazi
Derbi me më shumë arkëtime: 5.7 milionë euro (2019)

Lautaro Martinez feston golin në derbin me më shumë arkëtime. Gazeta Si, 9 shkurt 2020

Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë