Futboll

Nga Oskar te Felaini, yjet që koronavirusi do t’i kthejë në Europë

Epidemia që ka pushtuar Kinën, ku kampionati i futbollit është ndërprerë, ka bërë që shumë nga yjet që luajnë në vendin aziatik të reflektojnë për kthimin në Europë. Janë shumë lojtarë të njohur në botë që për shkak të ofertave të majme financiare kanë zgjedhur të luajnë në Super League të Kinës, por situata aktuale i ka vënë në lëvizje për të gjetur një ekip europian para mbylljes së merkatos dimërore.

Koronavirusi i ka frikësuar të gjithë, duke parë numrin në rritje të viktimave, 130 të vdekur dhe 6000 persona të infektuar. Dhe mes atyre që duan të largohen sa më parë nga Kina janë futbollistët e huaj që luajnë në këtë vend. Brazilianët Oskar, Paulinjo dhe Hulk janë tre ndër emrat kryesorë që po përpiqen të kthehen në Europë. Të tjerë emra të njohur që kanë lënë Anglinë për të shkuar në Kinë dhe që tani kërkojnë rikthimin në Europë janë Musa Dembele, Maruane Felaini dhe Marko Arnautoviç. Belgu Ferreira Karrasko nuk është menduar shumë dhe është kthyer në Spanjë, tek Atletiko Madrid.

Muruane Felaini, ish-lojtari i Mançester Junajtid, i cili luan në Kinë. Gazeta Si, 31 janar 2020

Edhe nga Italia ka pasur lojtarë “big” që kanë lënë Serinë A për Kinën, si për shembull Graciano Pele, Eder, Stefan El Sharaui dhe Marek Hamshik. Këta janë disa emra, por lista është shumë e gjatë. Aventurës kineze po vjen fundi për ta, pasi përpara një epidemie si koronavirusi asnjë ofertë financiare nuk bën punë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë