Politike

Nga Preç Zogaj te Omer Stringa/ PD e Alibeajt krijon Këshillin Euroatlantik

Kryetari në detyrë i PD, Enkelejd Alibeaj, ka lançuar të premten ngritjen e Këshillit Euroatlantik, një organ këshillimor pranë saj.

Alibeaj deklaroi se, kjo është një nismë, që përbën një hap tjetër për të garantuar ecurinë e Partisë Demokratike drejt vlerave dhe parimeve për të cilat ajo u formua dhe mbi të cilat do të vazhdojë rrugëtimin e saj politik edhe në të ardhmen.

Ai u shpreh se një nismë e tillë do ta kthejë PD në një alternativë qeverisëse për të nesërmen.

Këshilli përbëhet nga 11 anëtarë: Edmond Trako, Eduard Prodani, Fatos Hoxha, Gjergji Hani, Marcel Hila, Neli Demi, Nevila Nika, Omer Stringa, Preç Zogaj, Rushdi Keci dhe Vasil Gjika.

Kryetar i Këshillit Euroatlantik do të jetë Preç Zogaj.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë