Duke nisur nga e shtuna (31 korrik 2021), të gjithë qytetarët shqiptarë mund të udhëtojnë drejt Italisë, bazuar mbi rregullat e reja që ka përcaktuar Ministria Italiane e Shëndetësisë.
Cdo udhëtar drejt Italisë, përpara nisjes duhet të plotësojë formularin PLF në linkun. (https://app.euplf.eu/#/)
Qytetarët duhet të paraqesin në pikat hyrëse të territorit italian tamponin apo testin molekular.
Testet do të paraqiten në pikënisje, ndërsa në udhëtimet tranzit ato nuk do të kërkohen (nëse tranziti nuk zgjat më shumë se 72 orë).
Në momentin e mbërritjes në territorin italian, qytetarët shqiptarë do të duhet të deklarojnë vetizolimin prej 5 ditësh në adresën ku do të qëndrojnë.
Përjashtohen nga karantina ata që qëndrojnë më pak se 5 ditë (duke e vwrtetuar me biletën e kthimit) Këta persona duhet tu përshtaten rregullave që janë parashikuar në linkun (https://bit.ly/3yiMegR).
Me pak fjalë ata që do të qëndrojnë më pak se 5 ditë duhet të kënë bërë vaksinën e njohur nga EMA.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje