Futboll

Nga stadiume në spitale, Bombonera dhe 13 impiante gati për më të keqen

Në situata emergjencash, edhe futbolli mund të bëjë pjesën e vet. Konkretisht, në Amerikën e Jugut, ku avancimi i shpejtë i përhapjes së Koronavirusit e ka rritur nivelin e vigjilencës, futbolli është mobilizuar për të ndihmuar në përballimin e emergjencës shëndetësore që po shfaqet në horizont.

Lëvizjet konkrete vijnë nga Argjentina dhe Brazili, ku një pjesë e mirë e klubeve, 14 deri tani, kanë vënë në dispozicion të sistemit shëndetësor kombëtar qendrat e tyre sportive dhe stadiumet. Strukturat e disa klubeve, si për shembull ato të San Paolos (prej vitesh ndër më të përparuarit në kontinent), mund të adoptohen shumë shpejt në qendra klinike dhe në qendra të ndihmës së shpejtë, në rast se do të jetë nevoja.

“Morumbi”, stadiumi i San Paolos në Brazil. Gazeta Si, 20 mars 2020

Në këtë kontekst, duke menduar se mund të ketë një valë masive pacientësh, që strukturat e sistemit shëndetësor kombëtar dhe ato privat nuk mund ta përballojnë, rreziku është shumë i madh. Rreth 600 të infektuarit në Brazil, më shumë se 100 në Argjentinë dhe më shumë se 200 në Kili, tregojnë se situata shumë lehtë mund të dalë nga kontrolli. Kolapsi i aparateve shëndetësore përballë valëve të mëdha dhe të papritura të të infektuarve mund ta ndërlikojë shumë situatën, prandaj dhe klubet e futbollit kanë vendosur të bëjnë pjesën e tyre, duke vënë në dispozicion stadiumet e tyre.

Nga Santosi dhe Korinthiansi e San Paolo, te Boka Zhuniors, San Lorenco dhe Newell’s. Janë 14 klube që u kanë komunikuar autoriteteve gatishmërinë për t’i shndërruar stadiumet dhe qendrat sportive në spitale, ku mund të kurohen të infektuarit. “Nilton Santos” i Rio de Zhaneiros, “Morumbì” i San Paolos, “Bombonera” dhe “Nuevo Gasometro” të Buenos Airesit mund të transformohen në klinika gjigante në rast emergjence kombëtare, siç po ndodh aktualisht në Europë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë