Atletja bjelloruse olimpike, Krystsina Tsimanouskaya që refuzoi të kthehej në Minsk ka marrë vizën humanitare nga Polonia me premtimin se ky shtet do të ofrojë të gjithë ndihmën e nevojshme.
Në tentativë për të shmangur dërgimin me forcë nga Tokio në Minsk, atletja bjelloruse, Krystsina Tsimanouskaya, ka hyrë në Ambasadën e Polonisë të hënën, pasi ka kaluar natën në Aeroportin Ndërkombëtar të Tokios, duke kundërshtuar kërkesën e zyrtarëve bjellorusë për të ndërprerë pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike dhe për t’u kthyer me forcë në Minsk.
Tsimanouskaya, 24-vjeçare, është parë duke hyrë në Ambasadën polake në Tokio, ku do të kërkojë azil politik, pas shqetësimeve të saj se mund të arrestohet në vendlindje.
Zyra e Komisionarit të Lartë për Refugjatë në Kombet e Bashkuara dhe Komiteti Olimpik Ndërkombëtar janë në mesin e grupeve që kanë punuar për të zgjidhur situatën e saj.
Të paktën tri shtete, Polonia, Franca dhe Republika Çeke i kanë ofruar ndihmë publikisht atletes bjelloruse, përfshirë azilin.
Më herët, Tsimanouskaya, ka thënë përmes një video-mesazhi se nuk dëshiron të kthehet në Bjellorusi dhe i ka kërkuar Komitetit Olimpik Ndërkombëtar “të ndërhyjë”.
“Më është bërë presion dhe ata janë duke tentuar të më largojnë me forcë nga shteti”, citohet të ketë thënë ajo.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje