Vetëm në 3 tendera që qeveria ka organizuar së fundmi, sipas PD-së, janë shkaktuar 40 mln euro dëm.
Deputetja e PD-së, Ilda Dhori, lexoi para kameras dhe një tabele të dhënash, humbjet që sipas saj kanë ardhur nga vetëm tre tendera; ajo për blerjen e energjisë, tuneli i Llogarasë dhe Unaza e Madhe.

“10.6 milionë euro për blerjen e energjisë me çmimin më të lartë se bursa nga ana e OSHEE;
12 milionë euro, duke përzgjedhur kompaninë me ofertën më të shtrenjtë për tunelin e Llogarasë;
17.4 milionë euro, duke përzgjedhur ofertat më të shtrenjta për ndërtimin e Unazës së Madhe të Tiranës.
Pra, të nderuar qytetarë, kriza për të cilën flasin, është për ju, jo për qeverinë”, tha Dhori.
“Partia Demokratike ka denoncuar dhe do të denoncojë të gjitha skandalet e kësaj qeverie dhe i bëjmë thirrje SPAK të hetojë me përparësi këto shpërdorime, me taksat e shqiptarëve duke i dhënë fund pandëshkueshmërisë”, nënvizoi ajo.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje