Gazeta Si – Propaganda në kohë lufte është një nga elementët kryesorë. Mbërrijnë informacione jo gjithmonë të verifikueshme që ndoshta ndihmojnë moralin e trupave me lajme për fitore të bujshme. Dhe në të njëjtën kohë ka nga ata që bëhen për të diskredituar armikun. Dhe kjo luftë mes Rusisë dhe Ukrainës nuk është më pak në aspektin propagandistik.
Ndër lajmet që vijnë, disa kanë të bëjnë me presidentin rus Vladimir Putin. Vlad “i çmendur”, siç tabloidet anglo-saksone e kanë pagëzuar tani pikërisht për të vënë në dukje problemet e tij të supozuara psikiatrike dhe është pikërisht në gjendjen shëndetësore dhe emocionale të tij që përqendrohen zërat rreth liderit të Kremlinit.






E dashura në Zvicër me 4 fëmijët e fshehtë të Putinit – Jeta private e Putinit ka qenë gjithmonë një kasafortë. Pak lajme qarkullojnë, dihet se ai ishte i martuar me Ljudmilla Aleksandrovna Putina, martesa e së cilës përfundoi në vitin 2013. Ljudmilla kishte dy vajza: Maria dhe Katerina, të cilat gjithashtu ndryshuan emrin për arsye sigurie.
Që nga viti 2013, Vladimir Putin, 69 vjeç, është zyrtarisht beqar edhe pse emri i tij është lidhur shpesh me atë të ish-gjimnastes, si dhe medalistes së artë olimpike, Alina Kabaeva, e cila është 38 vjeçe. Dhe pikërisht për këtë të fundit, thashethemet e ditëve të fundit e shohin të larguar në Zvicër dhe të fshehur në një shtëpi shumë me katër fëmijët e saj, babai i të cilëve thuhet se është Vladimir Putin.
Lajmi “bombë” u publikua nga gazeta “New York Post” në faqen e saj të famshme të thashethemeve, “Page Six”.
Fëmijët e fshehtë të Putinit, dyshohet se janë binjakët 7-vjeçarë, të lindur në Lugano në vitin 2015 dhe dy fëmijë të tjerë, për të cilët praktikisht nuk dihet asgjë përveç se edhe ata kanë pasaportë zvicerane.
Vladimir Putin dhe paranoja – Ka shumë ekspertë ndërkombëtarë për lëvizjet e Kremlinit, të cilët analizojnë çdo ndërhyrje publike, çdo lëvizje, në përpjekje për të deshifruar psikikën e tij. Eksperti që mori pjesë në video-telefonatat mes presidentit francez Emmanuel Macron dhe Vladimir Putinit, nisi një analizë shkatërruese: “Putini është paranojak”. Ka pasur të paktën 14 video-telefonata mes dy presidentëve që nga mesi i dhjetorit dhe ajo që rezulton, sipas shtypit francez, është se Putini ka “humbur mendjen”.
Ai nuk do të kishte më kontakt me realitetin edhe për shkak të “yes men”-ve që e rrethojnë dhe nuk kanë guxim t’i thonë se sa kritike po bëhet situata për Rusinë.






Efektet e Covid-it të gjatë tek Vladimir Putin – Dhe Covid nuk mund të mungonte nga shkaqet hipotetike të “sjelljes” psikologjike të Vladimir Putin. Laurie Garrett, një gazetare amerikane e shkencës dhe fituese e çmimit “Pulitzer”, vuri në dukje se Putini “nuk është në gjendje të arsyetojë, ndoshta për shkak të efekteve të Covid-it të gjatë dhe është në kontrollin e një mashtrimi të plotfuqishmërisë”.
Një “diagnozë” e pambështetur nga elementë shkencorë. Por ky mund të jetë gjithashtu efekti i “mjegullës së trurit”, e përbërë nga zhvendosje fazore që është diagnostikuar tek të rikuperuarit nga Covid. Një nga efektet e të ashtuquajturit “Covid i gjatë”. Këshilli për Marrëdhëniet me Jashtë, një institut amerikan, i cili përfshin gjithashtu Laurie Garrett, është i bindur për këtë.
Vladimir Putin dhe tumori i supozuar – Putin po vdes? Është thashethemi i fundit për presidentin rus. Vite më parë flitej për “kancerin e shtyllës kurrizore”, një thashethem i mohuar gjithmonë nga Kremlini. Sot, publikohen fotot dhe videot e Putinit: fytyra shumë e fryrë që mund të jetë pasojë e ilaçeve të kimioterapisë ose steroideve.
Sipas britanikes “Daily Mail”, Vladimir Putin vuan nga kanceri i zorrëve në fazën e fundit dhe kjo luftë kundër Ukrainës do të ishte akti i tij i fundit për të hyrë në historinë e vendit të tij.






Putini dhe ndërhyrja estetike – Arrijmë në përfundimin ndoshta me thashethemet më joserioze, të lidhura me egon e një personi që e do pamjen e tij fizike.
Duke lënë palestrat e xhudos dhe fushat e hokejit, Vladimir Putin do t’i ishte nënshtruar magjepsjes së bisturisë për të ngadalësuar prishjen e tij fizike. Retushimi i fytyrës me të cilin ai shoqëroi anabolikët dhe kortiko-steroidet. Një seri ilaçesh që megjithatë prishin sistemin imunitar dhe e bëjnë atë më të prekshëm ndaj Covid-it, prandaj do të ishte kaq obsesiv në mbrojtjen e tij kundër virusit (kujtoni tryezën 30 metra që e ndan atë nga bashkëbiseduesit kombëtarë dhe ndërkombëtarë) .
Duke qenë se janë të gjitha thashetheme propagandistike, nuk duhet përjashtuar që burimi i gjithçkaje të jetë vetë Kremlini.
Shumë i mirë në qarkullimin e thashethemeve, ndoshta për ta bërë armikun të besojë se ka ndonjë shans për fitore. Ose për të krijuar kaos, dhe për të ngatërruar ata që mund të kenë “menduar” diagnozën e duhur.
Përshtati: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje