Mocioni me debat i kërkuar nga Partia Demokratike për krizën e çmimeve u mbyll me leximin e projektrezolutës së propozuar nga opozita me dhjetë pika.
Projektrezoluta u lexua nga kryetari i komanduar i PD-së dhe kreu i grupit parlamentar të saj, Enkelejd Alibeaj.
Në pikën e parë kërkohet ulja e TVSh-së për mallrat e shportës bazë nga 20 për qind, sa është sot në 6 për qind.
Pika e dytë kërkonë pezullimin e menjëhershëm të taksës së qarkullimit dhe kthimin e saj në nivelet e 8 viteve më parë, në masën 7 lekë për litër nga 27 lekë/litër aktualisht, duke eleminuar, sipas PD, taksën Rama mbi karburantin;
Pika e tretë kërkon shkurtimin e menjëhershëm të shpenzimeve operative të qeverisjes qendrore me të paktën 25 për qind të buxhetit të planifikuar për këtë zë për vitin buxhetor 2022;
Së katërti, dyfishimi i menjëhershëm të ndihmës ekonomike për të gjitha familjet në nevojë dhe jo thjesht trajtimin financiar të tyre për një periudhë afatshkurtër 3-mujore;
Së pesti kërkohet rritja e menjëhershme të pensioneve me dyfishin e indeksimit të parashikuar nga vetë qeveria, duke filluar nga 1 Prill 2022;
Pika e gjashtë përcakton rritjen e pagës minimale në masën 36,000 (tridhjetë e gjashtë mijë) lekë në muaj duke filluar nga 1 Prill 2022;
Së shtati, pezullimin e menjëhershëm të pagesave buxhetore për PPP-të dhe koncesionet, vecanërisht ato të cilat janë nën hetim nga Prokuroria e Posacme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për veprimtari korruptive;
Së teti kërkohet rritja e subvencionimit ndaj fermerëve në masën 100 milion euro/vit me qëllim rritjen e prodhimit dhe uljen e kostove të tyre, për t’i bërë produktet shqiptare konkurruese në rajon;
Pika e nëntë përcakton kryerjen e një hetimi të thelluar dhe gjithëpërfshirës nga Autoriteti i Konkurrencës, si dhe marrjen e masave urgjente në përputhje me ligjin nr. 9121, datë 28.7.2003 “Për Mbrojtjen e Konkurrencës”;
Në fund, kërkohet raportim nga Autoriteti i Konkurrencës përpara Kuvendit të Shqipërisë brenda një afati 30-ditor nga data e miratimit të kësaj rezolute, lidhur me konkluzionet e hetimit, masat e marra dhe zbatimin e tyre në praktikë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje