Ne rrjet

Nga Ukraina në frontin Balltik, kush po kërcënohet nga Rusia?

Gazeta Si – Tensioni po rritet në frontin baltik, ku vendet në kufi me Rusinë në pjesën veriore të saj, ndihen të kërcënuara.

Ata kërkojnë ndihmë nga perëndimi dhe shtim të armatimit për të qenë gati për një kërcënim të mundshëm rus.

Në ditën kur Parlamenti finlandez nis diskutimin për aplikimin e mundshëm për anëtarësim në NATO, kufiri verior i Rusisë po bëhet gjithnjë e më i nxehtë.

Gara e armatimeve në Lituani – Lituania nuk e fsheh se është në procesin e përgatitjes për një luftë që mund ta ndikojë nga afër brenda pak vitesh. “Ne duhet të përgatitemi për më të keqen, – tha deputeti i Vilnius Laurynas Kasciunas për transmetuesin gjerman Dë. – Kjo është arsyeja pse ne kemi nevojë për një prani më të madhe të NATO-s, si një pengesë kryesore”.

Nga ana tjetër është Finlanda, e cila me Suedinë tani është në rrugë për t’u bashkuar me Aleancën Atlantike dhe e cila është ndër vendet më shumë se të tjerat e angazhuara për armatosjen e Kievit kundër Moskës.

“Rripi i tokës” në rrezik – Lituania ka frikë se Moska mund të godasë  duke kaluar përmes brezit të ngushtë të tokës që lidh vendin me Poloninë, “Suëalk Gap”.

Ai ndodhet midis enklavës së kontrolluar nga Rusia të Kaliningradit dhe Bjellorusisë.

Një zonë strategjike, sepse është e vetmja lidhje tokësore midis shteteve baltike dhe vendeve të tjera të NATO-s. Këtu, ata kanë frikë se Rusia mund të veprojë lehtësisht në rast krize.

Dhe kështu, Vilniusi vazhdon garën e tij për riarmatim, e cila ka vazhduar që nga viti 2014, kur Moska mori gadishullin e Krimesë. Një rol themelor në këtë kuptim luajnë civilët lituanezë, që kanë hyrë në Unionin e Ushtrisë Lituaneze, me të cilën stërviten rregullisht për të qenë gati për më të keqen: deri tani janë 14 mijë.

Finlanda dhe manovrat ruse – Fronti po bëhet më i nxehtë edhe në kufirin finlandez, me Suedinë dhe Finlandën që prej vitesh kanë parë pak manovra qetësuese përtej kufirit.

Ashtu si operacioni i dy nëndetëseve ruse, të cilat, në gusht 2007, arritën në thellësitë e Oqeanit Arktik për të vendosur një flamur rus në Polin e Veriut.

Një veprim pas refuzimit nga Konventa e Kombeve të Bashkuara për të Drejtën e Detit pas kërkesës së Moskës për të shtrirë dominimin e saj mbi ujërat e Arktikut.

Avionët u ngritën më 2 mars – Pas sulmit ndaj Kievit, Moska ka ngritur “stekën” edhe në frontin e Balltikut, duke dërguar katër avionë të nisur nga Kaliningrad më 2 mars.

Dy prej tyre, Sukhoi 24, janë sulmues dhe gjithashtu mund të mbajnë armë atomike: pilotët rusë kanë sinjalizuar të shkojnë në Gotland, një ishull suedez në Detin Baltik. Përballë këtyre veprimeve të qarta kërcënuese, Helsinki dhe Stokholmi i kanë dhënë një përshpejtim vendimtar planit të tyre për të hyrë në Paktin Atlantik.

Moska mes stërvitjeve dhe paradave – Ndërkohë, anijet ruse janë tashmë një prani e përhershme në Balltik për një “ushtrim” për të cilin burimet ruse janë gjerësisht propagandë.

Komanda thotë se bëhet fjalë për manovra që simulojnë sulme me raketa ndaj anijeve armike, të mbrojtura nga sulmet nëndetëse dhe ajrore.

Aktivitete të ngjashme edhe në frontin tokësor në një distancë të shkurtër nga Finlanda. Dhe përsëri, disa ditë më parë, u panë sisteme raketore në lëvizje, duke përfshirë grupe të aeroplanmbajtësve.

Të gjitha lëvizjet me të cilat Moska dëshiron të tregojë se fuqia e madhe në lojë, është ajo ruse.

Kremlini “detyrohet” të përdorë burimet ushtarake në frontin verior, të cilat i vidhen kështu frontit ukrainas.

Analistët besojnë se kjo paradë e përditshme në fakt nuk korrespondon me një kapacitet real sulmues të Moskës, por u kujton vendeve baltike kërcënimin.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë