Futboll

Nga Verner te Joviç, të gjithë emrat për pasuesin e Lautaros tek Interi

Me dyshen “LuLa” tifozët e Interit janë argëtuar këtë sezon. Dy sulmues që duket se kanë lindur të luajnë bashkë, pasi karakteristikat e njërit kombinojnë shumë bukur me ato të tjetrit. Pas shpërthimit të Lautaro Martinezit është puna e madhe e trajnerit Konte, por edhe e Romelu Lukakut, i cili gjithashtu merr diçka nga argjentinasi. Për të gjitha këto, largimi i Lautaros do të linte një boshllëk të madh tek Interi.

Barcelona e do me çdo kusht dhe drejtuesit e Interit kanë nisur të lëvizin për të gjetur zëvendësuesin më të mirë të mundshëm. Ata po studiojnë profile të ndryshme sulmuesish për t’i besuar fanellën me numrin 10. Verner, Martial, Joviç, Osimhen, por edhe Aubamejang bëjnë pjesë në listën e kandidatëve.

Timo Verner me fanellën e Lajpcigut. Gzeta Si, 17 prill 2020

Verner është i preferuari dhe më i ngjashmi me Lautaron, duke pasur parasysh rritjen e madhe të sezonit të fundit. Sulmuesi gjerman mund të luajë si qendërsulmues, por edhe si sulmues i dytë, mund të luajë në zonën e rreptësisë, por edhe me shpinë nga porta dhe të niset nga larg drejt saj. E gjen golin me të gjitha mënyrat. Këtë shënuar 27 gola në 36 ndeshje në të gjitha kompeticionet, gjuan me të djathtën dhe të majtën, godet mirë me kokë dhe është një ekzekutues i mirë i penalltive. Sapo ka mbushur 24 vjeç dhe e ka kaluar shifrën e 100 golave në karrierë, ku ka luajtur më shumë se 250 ndeshje me fanellën e Shtutgartit dhe Lajpcigut. Stili i lojës duket perfekt për Lukakun, por Interi duhet të fitojë konkurrencën me Bajernin dhe Liverpulin.

Luka Joviç është lojtari i kundërt me Verner. Gjermani ofron siguri, ndërsa serbi është një bast, pasi ka luhatje të forta. Kur është në ditën e tij, është një lojtar klasi botëror, si në zonë, ashtu edhe jashtë saj. Interi e ka ndjekur më parë, madje edhe sezonin e kaluar, kur ai eliminoi skuadrën e Spaletit nga Europa League. Joviç është më shumë një sulmues zone, por di të marrë pjesë në manovrën e skuadrës, duke krijuar hapësira për shokët. Ndoshta pranë Lukakut mund të kthehet vendimtar, si te Eintraht Frankfurti. Në Madrid ka humbur besimin, duke shënuar vetëm 2 gola në 770 minuta që është aktivizuar.

Luka Joviç, kur prezantohej te Real Madrid. Gazeta Si, 17 prill 2020

Profili i Viktor Osimhen është për t’u zbuluar. Ka shpërthyer këtë sezon, në moshën 21-vjeçare, me 18 gola në 38 ndeshje me Lilën. I fortë fizikisht, 185 cm, te Lila ka luajtur në të gjitha rolet e tredhëmbëshit sulmues. Me Lukakun mund të formojë një dyshe të jashtëzakonshme force dhe shpejtësie, “armë” shumë të forta në futboll. Martial (Mançester Junajtid) dhe Aubamejang (Arsenal) janë sulmuesit me më pak shanse të vishen zikaltër. Ata e kanë treguar gjatë viteve se çfarë mund të bëjnë dhe vështirë të rriten më shumë. Martial duhej të ishte pasuesi i Lukakut te Mançesteri, por ka hasur vështirësi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë