Politike

Nga Vitore Tusha, Lefterie Lleshi tek Ilir Rusmali, rikthehet gara për Avokatin e Popullit

15 kandidaturat për postin e Avokatit të Popullit janë kualifikuar nga komisioni parlamentar për çështjet ligjore për të vijuar me fazën tjetër, atë të gjetjes së firmave mbështetëse për t’u votëbesuar në parlament.

Ndër emrat më konkurrent për të shkuar për votim në seancë plenare janë ish-kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha apo edhe anëtari i Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve, Ilir Rusmali, për të cilin ka folur jo pak Sali Berisha duke e akuzuar se po favorizon PS në procesin e ankimimeve për zgjedhjet me qëllim të marrë vendin e Avokatit.

Grupet parlamentare do të duhet të negociojnë ndërmjet tyre, për faktin se zgjedhja e Avokatit të Popullit kërkon minimalisht 84 vota çka imponon konsensus politik.

Taulant Balla është shprehur se nuk kërkojnë nga opozita një emër partiak, ndërsa nga PD-ja as mund të flitet për një emër të përbashkët sa kohe që brenda grupit janë krijuar tashmë disa nëngrupe. Ajo që dihet është vetëm një akuzë e Berishës se Basha ka bërë pakt jo publik me Ramën për të cuar Rusmalin tek Avokati i Popullit.

Lista e kandidateve:

1. Ahmet Premçi

2. Alket Jaupi

3. Besim Ndregjoni

4. Bledar Dervishaj

5. Dardan Mustafaj

6. Drita Avdyli

7. Edison Frangu

8. Endri Papajorgji

9. Erald Aga

10. Ilir Rusmali

11. Lefterie Lleshi

12. Robert Gajda

13. Sokol Hazizaj

14. Tartar Bazaj

15. Vitore Tusha


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë