Ka ndodhur

Nga Vlora në Tiranë me 12 emigrantë sirianë në furgonin e mallrave

Një 42-vjeçar u arrestua në Vlorë, pasi u kap duke transportuar me një furgon mallrash 12 emigrantë të paligjshëm nga Siria.

Policia thotë se E.Q., 42 vjeç, banues në Tiranë është kapur në flagrancë në afërsi të “Rreth-rrotullimit të Orikumit”, duke transportuar me automjetin tip “Benz”, 12 emigrantë të paligjshëm (sirianë), kundrejt shpërblimit monetar.

I ndaluari do të udhëtonte me mjetin e tij drejt Tiranës, me qëllim kalimin e sirianëve në Kosovë dhe më pas drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë