Prezenca e OSBE në Tiranë ka reaguar për ngjarjen e rëndë në Elbasan ku të mërkurën ne mesditë mbeti i vrarë një person dhe u plagosën katër të tjerë.
“Prezenca e OSBE-së në Shqipëri vërejti me shqetësim incidentin e dhunshëm, që çoi në humbjen e jetës në Elbasan.
Mendimet tona janë, së pari, për familjen e viktimës.
Ne besojmë, fuqimisht, që fushata zgjedhore dhe përgatitjet e zgjedhjeve janë një mundësi demokratike e jashtëzakonshme, e cila nuk mund të njolloset me gjak dhe dhunë.
Presim që policia dhe institucionet gjyqësore të Shqipërisë ta hetojnë plotësisht dhe ta ndjekin penalisht këtë krim të shëmtuar”, thuhet në njoftimin e OSBE .
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje