”Po provoj sërish të njëjtat ndjenja dhe është e tmerrshme”. Tomi Smith, 52 vite më parë u bë protagonist i atij gjesti me grushtin lart në podin e Lojërave Olimpike të zhvilluara në vitin 1968 në qytetin e Meksikos. Në atë kohë atleti amerikan fitoi medaljen e artë në garën e 200 metrave. Ai ka folur së fundi për “New York Times” në lidhje me çështjen “George Floyd”.
“Ka pasur sportistë që janë ulur në gjunjë, pastaj edhe futbollistë që kanë bërë të njëjtin gjest. Ka pasur vrasje dhe njerëz që kanë ndërruar jetë. Më duket sikur jam përsëri në atë pod në Meksiko, sepse janë po ato ndjenja që po përjetoj”, – thotë mes të tjerash Smith.
Pas tërheqjes nga sporti në vitin 1976, Tomi Smith ka punuar si mësues në një kolegj në Santa Monika në Kaliforni, në kolegjin e Oberlin në Ohajo dhe tani jeton në Atlanta, në Xhorxhia. Ka dhënë shumë rrallë intervista dhe tani, për prestigjiozen “New York Times” ka rrëfyer atë që ndjen teksa sheh protestat masive kundër diskriminimit të njerëzve me ngjyrë.
”Kur pashë Kolin Kaepernik të përulej për herë të parë, mendova: ‘O Zot, tani do t’i vërsulen të gjithë kundër’. Ai vetëm po shprehte atë që e kam thënë vite më parë. Kam thënë të ecim përpara, sepse duhet të luftojmë ende fort. Nuk mund të ndalemi. Kam folur një herë më Kaepernik dhe më pas kemi shkëmbyer mesazhe. Jam lumturuar kur pashë komisarin e NFL-së, Gudell, të deklaronte se duhej ndërhyrë vite më parë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje