Politike

Ngritja e Agjencisë për fondet e BE, Tabaku: Rama do ta përdorë për interesa klienteliste

Kryeministri Edi Rama firmosi në mbledhjen e fundit të qeverisë njoftoi ngritjen e një agjencie të re shtetërore të programit strategjik dhe koordinimit të ndihmës, që do të financohet kryesisht nga buxheti i shtetit dhe që ka detyrë kryesore koordinimin e ndihmës së huaj për programet dhe projektet zhvillimore.

Nënkryetarja e PD-së, Jorida Tabaku komentoi në Facebook se detyrat e një agjencie të tillë sot i kryen një drejtori specifike për menaxhimin e fondeve që vijnë nga BE, nën varësinë e ministrisë së Financave

“Ky model specifik dhe i mirë trajnuar po shkatërrohet nga njeriu i vetëm që zhduku kufijtë ndarës së partisë me shtetin.

Sajesat e tij që mbajnë emrin e Agjencive dhe Ministrive pa portofol janë një goditje ndaj demokracisë dhe decentralizimit.

Agjencia në fjalë njësoj si 2 agjencitë e tjera është thjesht një kod për të fshehur punën reale që ato do bëjnë. Pra, Agjencia do të ndërtojë politika, do manaxhoje fonde, do te jetë një ministri e re e Financave. 

Kjo sajesë, njësoj si Agjencia e Mediave dhe ajo e Bashkëqeverisjes, do të jenë hambari i punësimeve politike dhe partiake që do të zhvlerësojnë dhe shumëzojnë me zero infrastrukturën dhe paratë e shpenzuara për punësimin e administratës civile.

Së fundi, jo nga rëndësia, kjo Agjenci do të distancojë qytetarët dhe përfituesit nga entitetet që ofrojnë fondet.

Kjo agjenci e sajuar është për të mbivendosur funksionet kuptohet për interesa klienteliste dhe korruptive”, shkruan Tabaku.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë