Politike

Ngritja e Kushtetueses, Reagon BE: Zgjidhni konfliktin!

Bashkimi Europian ka reaguar sot për ngërcin mbi përbërjen e Gjykatës Kushtetuese dhe u bëri thirrje të gjitha institucioneve shqiptare të përfshira që konflikti të zgjidhet sa më shpejt.

Reagimi erdhi përmes zëdhënëses së Bashkimit Evropian, Maja Kocijancic, e cila i tha Zërit të Amerikës se Shqipëria ka nevojë për ngritjen e një Gjykate Kushtetuese funksionale sa më shpejt që të jetë e mundur. 

Zonja Kocijancic tha se zgiidhja e kësaj çështjeje është thelbësore për popullin shqiptar dhe për efektivitetin e shtetit ligjor në Shqipëri, si edhe për ecjen përpara të Shqipërisë në rrugën e saj të integrimit në BE.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë