Politike

Ngritja e shtabeve elektorale, Basha mbledh drejtuesit politik të qarqeve

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbledhur drejtuesit politik në qarqe për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Burime zyrtare nga PD-ja sqarojnë se ky është një takim pune kryesisht informues mbi ecurinë e takimeve në bazë, ndërsa pritet të ngrihen edhe shtabet elektorale.

Nuk do të ketë një qëndrim zyrtar rreth takimit, ndërkohe që PD-ja synon të përmbysë rezultatin e zgjedhjeve 2017.

Asnjë prej drejtuesve të PD-së nuk ka thënë se sa mandate synon PD-ja si forcë politike që të fitojë në zgjedhje, porse kanë përgjithësuar se si koalicion ata do të jenë fitues të zgjedhjeve të ardhshme me 80 mandate.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë