“Qyteti lundrues i quajtur ‘Oceanix’ do të shpëtojë qytetet bregdetare nga përmbytjet e shkaktuara nga ndryshimet klimatike”, thuhet në projektin e OKB-së.
Kombet e Bashkuara janë duke eksploruar mundësinë e ndërtimit të qyteteve lundruese, ndërsa bota vazhdon të gjejë një mënyrë për të frenuar nivelet në rritje të detit.
Nëntëdhjetë për qind e qyteteve më të mëdha të botës preken nga përmbytjet, ndërsa akullnajat do të shkrihen dhe niveli i deteve do të rritet si pasojë e ngrohjes së planetit.
“Një projekt i mbështetur nga OKB do të studiojë perspektivën futuriste të platformave modulare ankoruar në shtratin e detit që mund të lidhet në një rrjet për të pritur komunitetet në majë të oqeaneve”, thanë anëtarët e projektit.
UN-Habitat, që punon në zhvillimin e qëndrueshëm urban, do të bashkëpunojë me kompaninë private ‘Oceanix’, Institutin e Teknologjisë në Massachusetts dhe ‘Explorers Club’, një kompani profesionale për të promovuar konceptin.
Ndërsa ndryshimet klimatike po afrohen dhe gjithnjë e më shumë njerëz futen në lagjet e varfra, “qytetet lundruese janë një nga zgjidhjet e mundshme”, tha drejtori ekzekutiv i UN-Habitat, Maimunah Mohd Sharif.
Partneriteti planifikon të ndërtojë një prototip të hapur për publikun brenda disa muajsh, i cili shpreson ta vendosë në ‘East River’ pranë selisë së Kombeve të Bashkuara.
“Krahasuar me një tjetër që gjendet në Kopenhagen, versioni i New York City synon të rrisë ushqimin e saj dhe të kënaqë nevojat për ujë dhe energji”, thotë kompania amerikane ‘Oceanix’, e cila do ta ndërtojë atë.
Vizioni për qytetet lundruese ka ngritur pikëpyetje rreth mundësisë së largimit të vëmendjes nga trajtimi i shkaqeve rrënjësore të ndryshimeve klimatike, që duke rritur nivelin e detit kërcënon komunitetet e ulëta bregdetare me rritje të stuhisë dhe përmbytjeve.
Disa të tjerë madje kanë paralajmëruar se qytetet mund të përfundojnë vetëm për njerëz shumë të pasur – si vila lundruese që shiten në brigjet e Dubait – një rrezik që projekti i ri synon ta përballojë duke eksploruar shtëpitë për më të varfrit.
Koncepti ka cuar në kërkimet më të fundit në menaxhimin e burimeve ujore, inxhinierinë e oqeanit dhe bujqësinë që mund të prodhonte qytete të pavarura dhe të lundrueshme nga kushtet ekstreme të motit, si stuhitë, një diskutim ky në Kombet e Bashkuara.
“Ne në thelb po ndërtojmë elasticitet në nivelin e platformës”, ka deklaruar Marc Collins Chen, administrator i ‘Oceanix’.
Nëse temperaturat mesatare globale do të rriteshin me 1.5 gradë në krahasim me periudhat paraindustriale, nivelet e detit mund të rriteshin në 30.3 inç (77 cm) brenda vitit 2100, sipas Panelit Ndërqeveritar mbi Ndryshimet Klimatike (IPCC).
Sipas një raporti të IPCC të vitit 2018, kufiri i poshtëm i 1.5 ° C i vendosur nga marrëveshja e Parisit ndoshta do të tejkalohet mes viteve 2030 dhe 2052 nëse ngrohja globale vazhdon me ritmin e saj aktual dhe nuk do të merren masa për të frenuar rritjen.
Ekonomisti Joseph Stiglitz, fitues i çmimit Nobel, ka thënë për ‘Reuters’ se shumica e teknologjisë që del nga kërkimet në qytete lundruese mund të përdoret gjithashtu për të përmirësuar qytetet ekzistuese në një tokë të ngurtë.
“Përfitimet jo vetëm do të jenë ato që ju do të bëni në ujë, por në kontinent”, është shprehur ekonomisti.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)


















Lini një Përgjigje