Nigeria do të jetë në gjendje të dërgojë më shumë gaz natyror të lëngshëm (LNG) në Europë deri në dimër, tha ministri i shtetit i vendit për burimet e naftës.
Timipre Sylva tha në konferencën Gastech 2022 në Milano, Itali, se vendi i tij aktualisht po vonon dërgesat shtesë të gazit për shkak të problemeve të sigurisë, megjithatë, do të ndërtojë një tubacion për gazin nigerian përmes Algjerisë në Europë.
Sylva tha se Nigeria së shpejti do të vendosë për investimin për ndërtimin e infrastrukturës dhe projekti ka të ngjarë të kushtojë më shumë se 10 miliardë dollarë.
“Nigeria dhe kompanitë shtetërore algjeriane të naftës do të përfshihen në këtë proces dhe investitorë të tjerë privatë kanë treguar gjithashtu interes,” tha ai.
Nigeria, rezervat e naftës së së cilës kapin rreth 37 miliardë fuçi, ka 3.1% të rezervave botërore.
Vendi, i cili është ndër 15 vendet e para në prodhimin e naftës bruto, renditet i teti në rezervat e naftës dhe i gjashti në eksportet e naftës.
Ndalimi i gazsjellësit Nord Stream 1 nënkupton se dërgesat e gazit rus kanë rënë 89 për qind në krahasim me një vit më parë. Rusia furnizonte 40 për qind të gazit natyror të Europës dhe akoma më shumë Gjermaninë, ku energjia e lirë ishte një shtyllë e ekonomisë.
Ka ende një pjesë të gazit rus që rrjedh në Europë përmes një tubacioni që kalon përmes Ukrainës në Sllovaki, dhe një tjetër që kalon Detin e Zi në Turqi dhe më pas në Bullgari.
Rusia filloi reduktimin e gazit që verën e kaluar, para se të fillonte lufta në Ukrainë. Kjo bëri që çmimet e gazit të rriteshin ndjeshëm. Më pas Gazprom ndërpreu furnizimin për një sërë vendesh europiane pas sanksioneve të Perëndimit.
Rusia filloi reduktimin e gazit që verën e kaluar, para se të fillonte lufta në Ukrainë. Kjo bëri që çmimet e gazit të rriteshin ndjeshëm. Më pas Gazprom ndërpreu furnizimin për një sërë vendesh europiane pas sanksioneve të Perëndimit.
Burimi:Anadolu Agency/Përshtati Gazeta Si
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



Lini një Përgjigje