Lajme

Nis marshimi i studentëve, sot protestohet përpara Parlamentit

Studentët nga të gjitha fakultet e Tiranës dhe jo vetëm, janë mbledhur sot për të protestuar përpara Parlamentit, në ditën e dhjetë të protestës së tyre. Ata janë mbledhur fillimisht nëpër fakultetet e tyre dhe kanë nisur marshimin drejt protestës së përbashkët përpara Kuvendit të Shqipërisë, ku në orën 10:00 ka filluar edhe seanca plenare e javës.   

https://www.facebook.com/gazetasi.al/videos/368431093914305/

Disa prej protestuesve mbrëmë bënë të ditur se protesta do të organizohet qetësisht deri në mbarimin e seancës parlamentare. Me të mbaruar seanca, protesta do të zhvendoset përsëri përpara Kryeministrisë.   

https://www.facebook.com/gazetasi.al/videos/280093316043225/

Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë