Bota

Nis në Francë gjyqi për masakrën e 2015-s, terroristi: Jam një luftëtar i ISIS-it

“Allahu është i vetmi Zot, ambicia ime është të bëhem një luftëtar për Shtetin Islamik”. Kështu u shpreh këtë të mërkurë në kryeqytetin francez, Salah Abdeslam, i mbijetuari i vetëm franko-maroken në mesin e kamikazëve vetëvrasës të komandove terroristë, që kryen sulmet e 13 nëntorit 2015 në Paris.

Ai iu përgjigj pyetjes së gjyqtarëve për të identifikuar veten dhe për të treguar profesionin e tij. Ai ishte thirrur në gjyq për hapjen e mega-procesit mbi masakrat xhihadiste në Francë.

Abdeslam është i pandehuri kryesor dhe ai u shfaq i veshur me rroba të zeza. Ai foli para se kryetari i gjykatës ta pyeste për ta pyetur, si zakonisht mbi identitetin e tij. “Unë dua, para së gjithash, – tha franko-marokeni, – të dëshmoj se Allahu është i vetmi Zot dhe se Muhamedi është i dërguari i tij”.

Kryetari i Gjykatës, Jean-Louis Peries, i shkurtoi këto deklarata, duke iu përgjigjur thjesht, por prerë: “Këtë do ta shohim më vonë”.

Më vonë, Abdeslam konfirmoi identitetin e tij, por refuzoi të japë të dhënat e prindërve të tij: “Emrat e babait tim dhe nënës sime, – tha ai, – nuk kanë të bëjnë me asgjë pse unë ndodhem këtu”.

Së fundi, i pyetur për profesionin e tij – drejtuar të gjithë të pandehurve – Salah Abdeslam u përgjigj se ai “kishte braktisur profesionin për t’u bërë luftëtar i Shtetit Islamik”.

Gjyqi ndaj 20 personave të akuzuar për sulmet terroriste të vitit 2015, që shkaktuan vdekjen e 130 personave dhe qindra të plagosur, filloi në një sallë- bunker në Paris të ndërtuar ‘ad hoc’ brenda një gjykate të shekullit të 13-të.

Të pandehurit u drejtuan një nga një në një xham të vendosur në anën e sallës së gjyqit, të rrethuar nga oficerë të armatosur.

14 të pandehur ishin të pranishëm, përfshirë Abdselamin, i cili është prej 5 vjetësh në një burg të sigurisë së lartë. Procesi do të zgjasë 9 muaj.

Abdeslam, i cili u largua nga Parisi pas sulmeve në të cilat i vëllai i tij hodhi veten në erë, qëndroi i fshehur nga policia për katër muaj. Ai u kap në lagjen e famshme “terroriste” Molenbek të Brukselit në Belgjikë, gjatë një operacioni anti- terrorizëm më 18 mars 2016.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë