Këtë të diel nisën punimet për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, një prej investimeve më madhore në infrastrukturë të programit qeverisës “Rama 3”.
Në ceremoninë e nisjes së punës, shpërthimin e parë të tritolit për hapjen e këtij tuneli ishte i pranishëm edhe Kryeministri Edi Rama. Ai tha se kjo vepër do të kontribuojë jo vetëm në rritjen e sasisë, por edhe të cilësisë së turistëve që zgjedhin jugun e Shqipërisë.
“Këto investime që do të sjellë turistë të nivelit A, turizëm elitar, me shumë para për banorët. Shpesh dëgjomë ata që ankohen se Shqipëria nuk ka nevojë për investime të tilla, nuk ka nevojë për porte dhe aeroport, dhe më pas vjen ajo fjalia “populli po vuan për bukë”. Në fakt, pikërisht të gjitha këto rezultojnë në një ekonomi më të fortë, në të ardhura shumë më të larta, që do të thotë shumë më tepër për njerëzit, që do të thotë paga më të larta”, tha Rama.
Për ndërtimin e tunelit të Llogarasë tenderin e ka fituar konsorciumi turk, Intekar Yapi Turizm Elektrik Insaat Sanayi Ticaret Limited Sirketi dhe Asl Insaat Taahhut Ve Sanayi Ticaret Limited Sirketi, ndërsa vepra parashikohet që të kushtojë 140 mln euro dhe të përmbyllet brenda tre viteve.
Rruga parashikohet që të shkurtojë në kohë nga rreth 1 orë që bëhet sot ky aks, në rreth 10 minuta.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



Lini një Përgjigje